E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton rritjen e nivelit të bazës të së ardhurës nga papunësia

Këshilli i Ministrave vendosi sot rritjen me 14.2 për qind të nivelit të bazës të së ardhurës nga papunësia.

Duke e konsideruar vendimin një tjetër premtim të përmbushur nga qeveria, Kryeministri Berisha tha se kjo rritje që i bëhet nivelit të bazës së të ardhurës nga papunësia është pozitive dhe diktohet nga rritja e vendit në tërësi.  

“Ne, - u shpreh Kryeministri - i qëndrojmë premtimeve tona. Kjo rritje është shumë pozitive dhe e domosdoshme. Ajo është e ndjeshme dhe diktohet nga rritja e vendit në tërësi.”

Kryeministri kërkoi që, krahas saj, të shpejtohen skemat në mënyrë që këto pagesa të bëhen kundrejt punëve të caktuara dhe më pas, me shpërblime shtesë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›