E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i ri për menaxhimin e sistemit buxhetor përmbush zotimin elektoral të qeverisë

Këshillit i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës, shqyrtoi dhe miratoi  projektligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të propozuar nga Ministri i Financave.

Kryeministri theksoi se me këtë ligj buxhetimi në vend modernizon në një shkallë të lartë bazën e tij ligjore. “Ky ligj ka qenë një nga zotimet tona elektorale. Ligji organik i buxhetit është pa mëdyshje , një nga ligjet më themelore dhe më të rëndësishme të vendit, i cili e vendos buxhetimin në Shqipëri , në një bazë solide të standardeve më të avancuara ndërkombëtare të buxhetimit.”

Duke vlerësuar punën e rëndësishme të bërë nga Ministria e  Financave, në bashkëpunim dhe konsulencë të specializuar me institucione të BE-së dhe FMN-në,  Kryeministri theksoi se ndonëse ky ligj, ka patur problematikën e tij të madhe, gjithçka është përballuar me sukses, duke i dhënë vendit një ligj për buxhetin të standardeve bashkëkohore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›