Tiranë, arrestohen vjedhësit e motorëve

Forcat e Komisariatit të policisë Nr 5 në kryeqytet arrestuan shtetasin në kërkim A.Cuku, 17-vjeç, banues në Bathore. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim më datë 18 janar 2012, për veprën penale të “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.
Dje nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Lulëzim Xhambazi, 29-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje si dhe Fatjon Tahiri, 31-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tyre u krye sepse dje në vendin e quajtur fusha e Aviacionit u kapën duke vjedhur servisin në pronësi të një shtetasi.
Po nga ky komisariat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve - E.C, 17-vjeç, banues në Tiranë, me arsim 8 klasë, i dënuar më parë për vjedhje si dhe A.K, 17-vjeç, banues në Tiranë, me arsim të mesëm, i dënuar më parë për vjedhje,. Arrestimi i tyre u krye sepse këta shtetas janë autorë të paktën të 4 vjedhjeve në Tiranë, kryesisht të thyerjes së një lokali, vjedhjen e tre motorëve, etj. /Start/
2012-02-20 13:04