Shkeljet në qarkullim, mbi 3 mijë gjoba nga policia

Vetëm javën e fundit, janë vendosur 3187 masa administrative. Sipas policisë, shumica e këtyre masave janë vendosur tejkalim të normave të shpejtësisë, parakalime të gabuara, parkime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit etj.
“Edhe pse në rrugët për përdorim publik konstatohet, ndjeshëm një përmorësim i rrjedhshmërisë së trafikut rrugor, kjo falë respektimit të rregullave në këtë fushë nga përdoruesit e rrugës (drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët) por dhe nga shërbimet e patrullës së përgjithshme dhe ato të policisë rrugore, përsëri ka shkelje të dukshme të kundravajtjeve administrative, kryesisht në Tiranë”, thekson policia.
Policia e Kryeqytetit, krahas sensibilizimit po vazhdon masat edhe për ndëshkimin e kundravajtësve që shkelin e rregullat e vendosura në Kodit Rrugor. Nga këto shërbime janë bllokuar gjithsej 227 automjete, prej të cilave 41 mjete për mungesë dokumentacioni, 6 mjete për mos pagim të gjobave brenda afatit dhe 180 mjete janë spostuar me karotres për parkime të gabuara.
Ndërkohë, nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundravajtjeve janë marrë 92 e vendime ku spikasin 24 vendime për pezullim të Lejes së drejtimit, 11 vendime për kalim afati të çertifikatës së kontrollit teknik, 17 vendime për përdorim të xhamave të errësuar, 31 vendime për shkelje të tjera të legjislacionit rrugor dhe 9 – vendime për automjete të ndaluara administrativisht. /Start/
2012-02-20 13:05