E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KFW, FRANKFURT AM MAIN, DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT (PËRFITUESI), PËR SHUMËN 949 750 EURO, PËR SHËRBIMET E EKSPERTIZËS S

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES FINANCIARE, NDëRMJET KFW, FRANKFURT AM MAIN, DHE REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë, PëRFAQëSUAR NGA MINISTRIA E PUNëVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT (PëRFITUESI), PëR SHUMëN 949 750 EURO, PëR SHëRBIMET E EKSPERTIZëS Së ARRëSIT, Në KUADëR Të STUDIMIT Të FIZIBILITETIT PëR PROGRAMIN “INFRASTRUKTURA VENDORE I”, FINANCUAR NGA FONDI I VEçANTë (STUDIEN-UND BERATUNGSFONDS) 6021, DHëNë NGA QEVERIA GJERMANE

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të nenive 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare, ndërmjet KfW, Frankfurt am Main, dhe Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit (përfituesi), për shumën 949 750 euro, për shërbimet e ekspertizës së marrësit, në kuadër të studimit të fizibilitetit të programit “Infrastruktura vendore I”, financuar nga fondi i veçantë (Studien-und Beratungsfonds) 6021, dhënë nga qeveria gjermane.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


13/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›