VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KFW, FRANKFURT AM MAIN, DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, (PËRFITUESI), PËR SHUMËN 975 475 EURO, PËR SHËRBIMET E EKSPERTIZËS
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES FINANCIARE, NDëRMJET KFW, FRANKFURT AM MAIN, DHE REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë, PëRFAQëSUAR NGA MINISTRIA E PUNëVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, (PëRFITUESI), PëR SHUMëN 975 475 EURO, PëR SHëRBIMET E EKSPERTIZëS Së MARRëSIT, Në KUADëR Të STUDIMIT Të FIZIBILITETIT PëR PROGRAMIN “INFRASTRUKTURA VENDORE II”, FINANCUAR NGA FONDI I VEçANTë (STUDIEN-UND BERATUNGSFONDS) 6021, DHëNë NGA QEVERIA GJERMANE
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare, ndërmjet KfW, Frankufurt am Main, dhe Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit (përfituesi), për shumën 975 475 euro, për shërbimet e ekspertizës së marrësit, në kuadër të studimit të fizibilitetit për programin “Infrastruktura vendore II”, financuar nga fondi i veçantë (Studien-und Beratungsfonds) 6021, dhënë nga qeveria gjermane.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/08/2010