Kryeministri Berisha pret në takim ambasadorin e ri të Maqedonisë në Shqipëri, zotin Vele Trpevski

Kryeministri Berisha prit sot në takim ambasadorin e Maqedonisë në Shqipëri, zorin Vele Trpevski, me rastin e marrjes së detyrës. Kryeministri Berisha i uroi përzemërsisht mirëseardhjen zotit Trpevski dhe suksese në detyrën e tij, në vendin tone.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira e miqësore midids të dy vendeve fqinje e miq, si dhe u rikonfirmua vendosmëria e palëkundur e të dy qeverive dhe vendeve për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin shumë të mirë në të gjitha fushat, në dobi të interesit më të mirë të përparimit të të dy vendeve, forcimit të paqes, miqësisë e bashkëpunimit në rajon, si dhe integrimit sa më të shpejtë të të gjithë vendeve të tij, në strukturat euroatlantike.
Në takim u rikonfirmua vendosmëria e të dy qeverive për të punuar për realizmin e infrastrukturave të rëndësishme midis dy vendeve dhe rajonale, të cilat do të sjellin më afër të dy vendet dhe popujt si rruga e Arbërit, linja hekurudhore, apo Korridori 8, si dhe për të kompletuar të gjithë kuadrin ligjor në ndihmë të këtyre projekteve.
Në takim u rikonfirmua gjithashtu mbështetja e plotë dhe reciproke e të dy vendeve për ecurinë e mëtejshme, në projektet integruese euroatlantike.
Ambasadori Trpevski vlerësoi reformat dhe arritjet e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare, gjatë kësaj periudhe, të cilat bënë të munduar sukseset e rëndësishme të Shqipërisë, integrimin në NATO dhe liberalizimin e vizave dhe i rishprehu kryeministrit Berisha edhe njëherë dëshirën e kryeministrit Gruevski, qeverisë dhe vendit fqinj për ta mikpritur kryeministrin Berisha në Shkup, të cilës kryeministri iu përgjigj me shumë kënaqësi.
01/02/2011