E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret në takim ambasadorin e ri të Spanjës, zotin Rafael Tormo Perez

Kryeministri Berisha prit sot në një takim ambasadorin e ri të Spanjës, zotin Rafael Tormo Perez. Kryeministri Berisha i uroi  përzemërsisht mirëseardhjen zotit Perez dhe suksese në detyrën e tij, në Shqipëri.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike  midis dy vendeve dhe qeverive dhe ne veçanti intensifikimi  dhe zgjerimi i jashtëzakonshëm që bashkëpunimi mes dy vendeve ka njohur gjatë viteve të fundit.

Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen ambasadorit për mbështetjen e jashtëzakonshme të Spanjës ndaj Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare për liberalizimin  e vizave  dhe ecjen përpara drejt integrimit në BE, si dhe për një sërë projektesh të rëndësishme në fushën e kulturës, arsimit, bashkëpunimit ekonomik që janë realizuar dhe po realizohen gjatë kësaj periudhe.

Ambasadori spanjoll Perez i rikonfirmoi kryeministrit Berisha vendosmërinë  e palëkundur të Spanjës dhe te qeverisë së saj, për të mbështetur Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare në të gjitha përpjekjet për anëtarësimin në BE dhe marrjen sa më parë  të statusit  të vendit  kandidat,  si dhe për vijimin e intensifikimit të të  gjithë projekteve të përbashkëta, në të gjitha fushat e bashkëpunimit me interes të së mirës të dy popujve dhe vendeve miq.

Në takim, Kryeministri Berisha e njohu gjithashtu ambasadorin Perez edhe me zhvillimet  e fundit, pas dështimit të tentativës së opozitës, për të  dhunuar institucionet demokratike dhe rendin kushtetues.


01/02/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›