E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet mbledhja e Këshillit të Ministrave

-   Kryeministri Berisha: Stadiumi i ri që do të ndërtohett në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, do të jetë me moderni dhe më funksionali, do të jetë një bizhu e vërtetë, jo vetëm për sportin shqiptar, por për të gjithë qytetarët shqiptarë.

-   Kryeminisytri Berisha: Buxheti afatmesëm 2011-2013 përbën levën e Arkimedit  për shndërrimin brenda viti 2017, të Shqipërisë në një vend të zhvilluar pa zjarrvënës, në një vend që ecën drejt një horizonti të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kryeministri Berisha u ndal sot, në mbledhjen e këshillit të Ministrave, në ndërtimin e stadiumit të ri të Tiranës, i cili do të jetë një dhuratë për kryeqytetin, në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. “Ky stadium do të jetë një bizhu e vërtetë, kjo vetëm për sportin shqiptar, por për të gjithë qytetarët shqiptarë. Do të jetë stadium me modern dhe me funksional, natyrisht në proporcion me qytetin, por arkitektura  e tij, funksionaliteti i tij do të jenë të parametrave më të mirë.” tha kryeministri.

Kryeministri u shpreh se ky stadium u vendos të ndërtohet në respekt të plotë për futbollistët dhe për futbollin shqiptar, por edhe për ata qindra dhe mijëra tifozë shqiptarë, të cilët ndjekin kombëtaren e vendit, në Tiranë dhe kudo që ajo luan.

Kryeministri tha ndër të tjera se qeveria në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit do të bëjë të mundur që stadiumi i ri të ndërtohet  në një kohë sa më të shkurtër dhe sipas të gjitha parametrave modernë e bashkëkohorë.

Gjatë mbledhjes, kryeministri u ndal gjithashtu në buxhetin afatmesëm 2011-2013, të cilin e cilësoi si Leva e Arkimedit, për shndërrimin brenda viti 2017, të Shqipërisë në një vend të zhvilluar që ecën drejt një horizonti të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kryeministri theksoi se buxheti afatmesëm parashikon mbështetjen financiare për të gjithë reformat  e mëdha, të shndërrimit të Shqipërisë në Shqipëri evropiane.  “Një puç dëmtoi në mënyrë thelbësore imazhin e këtij vendi, por një puç aventurierësh nuk do të mund kurrë të ngadalësojë reformat  e kësaj qeverie, për ndërtimin këtu, të Shqipërisë evropiane.” u shpreh kryeministri.

Me tej, kryeministri u ndal më gjerësisht në disa prej fushave, që do të mbështesë, buxheti afatmesëm, si arsimi, kultura, turizmi, infrastruktura, shëndetësia, etj

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha u shpreh:

“Zotërinj ministra,

Të dashur qytetare dhe qytetarë,

Kjo mbledhje qeverie ka një rend dite shumë të rëndësishëm, në të cilin problem kryesor për të cilin vendosim sot është stadium i ri i Tiranës, në kuadrin e 100 vjetorit të themelimit te shtetit shqiptar, të pavarësisë së Shqipërisë. Ky stadium do të jetë një bizhu e vërtetë, kjo vetëm për sportin shqiptar , por për të gjithë qytetarët shqiptarë. Do të jetë stadium me modern dhe me funksional, natyrisht në proporcion me qytetin, por arkitektura  e tij, funksionaliteti i tij do të jenë të parametrave më të mirë.

Stadiumi u vendos të ndërtohet në respekt të plotë me futbollistët shqiptarë dhe për futbollin shqiptar, por dua të jemi sinqertë me një respekt edhe me te madh për ata qindra dhe mijëra kuqezinj shqiptarë të cilët ndjekin kombëtaren e vendit , në Tirane dhe kudo që ajo luan. Këta janë një numër shumë i madh te rinjsh në të tërësi të cilët kanë treguar mbështetjen të madhe pasionante për ekipin tonë kombëtare, kanë treguar civilitet të lartë, kanë nderuar me qëndrimet  e tyre kudo tifozët e futbollit shqiptar, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët ,me grupe të vogla tepiste, të cilët janë të izoluar në jetën e futbollit shqiptar dhe nuk do të kenë hapësirë për asnjë lloj dhune ne stadiumet  e këtij vendi.

Stadiumi ndërtohet në kuadrin e 100 vjetorit për të nderuar këtë ngjarje, më të madhen në tërë historinë e kombit shqiptar. Ndaj dhe ky do të jetë një koncesion me Federatën Shqiptare të Futbollit. Qeveria së bashku me federatën, do të bëjë të mundur që ky stadium të ndërtohet sa më shpejt dhe sa më i bukur.

Përveç miratimit të stadiumit, këtu sot ne kemi dhe buxhetin afatmesëm 2011-2013. Ky buxhet përbën levën e Arkimedit  për shndërrimin brenda viti 2017 të Shqipërisë në një vend të zhvilluar pa zjarrëvenës në një vend që ecën drejt një horizonti të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët. Buxheti afatmesëm parashikon mbështetjen financiare për të gjithë reformat  e mëdha të shndërrimit të Shqipërisë në Shqipëri evropiane. Një puç dëmtoi në mënyrë thelbësore imazhin e këtij vendi, por një puç aventurierësh nuk do të mund kurrë të ngadalësojë reformat  e kësaj qeverie, për ndërtimin këtu të Shqipërisë evropiane.

Në konceptin tonë Shqipëria evropiane është  Shqipëria e shoqërisë së lirë, e respektimit të plotë të lirive dhe të drejtave njerëzore para së gjithash dhe mbi të gjitha, e respektimit të plotë të lirisë së mendimit dhe të shprehjes së tij. Ne do të mbajmë standardet më të larta të mundshme. Nuk ka patur dhe nuk ka asnjë kufizim në ushtrimin  e këtyre lirive. Nuk ka patur dhe nuk do të ketë asnjë proces ndaj medias së lirë dhe të pavarur. Dua të theksoj edhe njëherë atë që theksoi Komisioni parlamentar, që një hetim parlamentar për tre katër gazetarë nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë e tyre dhe unë ju garantoj, por ka lidhje me implikimet direkte, në urdhra direkte, të dhunës dhe pucit dhe me veprime të tjera që do ti bëhen të ditura publikut. Dhe kurrë ndonjëherë në këtë vend sa të jemi ne në pushtet një gazetar nuk do të gjykohet, nuk do të paditet, nuk do të pësojë, për opinionin  e tij, për shkrimin e tij, për mendimin e tij, por një anë është gazetaria dhe tjetër gjë  është implikimi në veprime konkrete, që nuk kanë asnjë lidhje me gazetarinë, por kanë lidhje me veprime të tjera.

Në kriteret politike ne jemi te vendosur të qëndrojmë për zgjedhje te lira dhe te ndershme. Unë garantoj qytetarët shqiptarë se zgjedhjet  e 8 majit do të jenë zgjedhje të standardeve evropiane, se ne në këto zgjedhje do të konsolidojmë standardet e arritura, se ne arritëm falë një vullneti të hekurt për të vendosur dhe kristalizuar në këtë vend teknikën më të saktë të numërimit të votave. Ne do të përmirësojmë çdo hap dhe do të bëjmë  një proces tërësisht transparent.

Shqipëria evropiane për ne është një Shqipëri tërësisht moderne, me një infrastrukture tërësisht evropiane. Buxheti afatmesëm që ne miratojmë mbështet të gjitha akset rrugore të këtij vendi, nga Çeremi, Valbona, në Konispol dhe në zonat më jugore të këtij vendi. Nga Vermoshi, në Kakavijë, pra me këtë buxhet ne finalizojmë projektin  e ndërtimit gjatë këtij mandati, të 7 mijë kilometrave rrugë. Ne së shpejti shpallim fituesin  e kompanisë që do të ndërtojë autostradën  Tiranë- Elbasan, do të shndërrojë Elbasanin në një qytet, në më të afërtin me metropolin.

Pra ky buxhet i jep mundësi përfundimit të rrugës së Arbrit, boshtit të jugut, të gjitha  projekteve të mëdha rrugore dhe mijëra kilometrave në fshatrat e vendit, të cilat do të kenë infrastrukturë të njëjtë me lagjet  e qytetit.

Buxheti afatmesëm do të mbështesë cilësitë në arsimin shqiptar. Sot ne do të miratojmë një ligj për arsimin profesional, ta vëmë atë në baza më moderne, të bëjmë që kjo degë bazë themelore  e arsimit parauniversitar të ketë të gjithë përshtatshmërinë me kushtet e tregut.

Buxheti do të mbështesë rritjen e përvitshme të rrogave dhe pensioneve. Ne nuk ndalemi në këtë përpjekje dhe çdo vit ne kemi një objektiv. Rrogat dhe pensionet deri  në vitin 2013 duhet të kalojnë më shumë se dy vende të BE.

Me këtë buxhet ne do të nxjerrim çdo familje shqiptare nga mjerimi. Nuk do të ketë më asnjë familje shqiptare në mjerim. Ne miratuam ligjin , miratuam skemën, kemi regjistrin dhe çdo familje shqiptare do të ndahet nga mjerimi.

Buxheti do të mbështesë fuqishëm kujdesin shëndetësor. Këto kohë do të ndërmerret procesi I kostifikimit, i përcaktimit të kostove të çdo procesi, procedure, medikamenti, ndërhyrje, në tërë sistemin tonë shëndetësor. Buxheti do të mbështesë turizmin, të cilin e dëmtuan aq rëndë flakët  e një puçi dhe në mënyrën më të pamerituar. Në fytyrën  e bukur të Shqipërisë, në imazhin e bukur të saj , e cila u shpall e bukura e dheut për turizmin, u ndezën zjarre për të djegur. Prapë ne do ta shërojmë . Prapë shqipëria do të fitojë bukuritë  e saj mahnitëse. Unë ju garantoj se buxheti me aq forcë sa ç’mbështeti infrastrukturën bregdetare, po me kaq forcë do të mbështesë infrastrukturë e maleve, e bukurive mahnitëse malore të vendit, resorteve të tyre të cilat janë të virgjëra, janë për tu zbuluar. Të gjitha legjendat  e mëdha të Ballkanit janë thurur në malet  e këtij vendi, nga “Bjeshkët e Nemuna” tek “Baba Tomorri” dhe Çajupi dhe jo më kot, por kanë qenë bukuritë e tyre të mrekullueshme që i kanë shndërruar ato në saraje, pallate të zanave.

Buxheti do të mbështesë moshën dixhitale, do të bëjë që Shqipëria të kalojë qartësisht në rritje dyshifrore mbi mesataren e BE në moshën digjitale.

Buxheti do të mbështesë që në këtë moshë dixhitale, qytetari shqiptar të ketë një sportel të vetëm për të gjitha shërbimet. Buxheti do të mbështesë përpjekjen që çdo familje shqiptare të marrë internet me bandë super të gjerë, më të gjerën që furnizohet në ndonjë vend. Buxheti do të mbështesë të gjitha teknologjitë  e komunikimit ndër më modernet. Shqiptarët tani janë tek 3 G por i garantoj se do të ecin të sigurtë drejt 4 G. Nuk ka të ndalur përpjekja e kësaj qeverie për ti dhënë vendit sistemet më modern të telekomunikimit që ekzistojnë mbi tokë.

Buxheti do të mbështesë fuqishëm fermerët shqiptarë. Do ti mbështesë ata në të gjitha shërbimet, do të bëjë çdo gjë që produktet e  e tyre të mrekullueshme të njihen në mbarë botën. Një nga zhvillimet më të mëdha të viti të kaluar ka qenë dyfishimi I eksporteve bujqësore në një seri prodhimesh. Nuk është e rëndësishme vlera, por fama që po marrim gjithnjë e më shumë, prodhimet  e shijshme të kësaj toke. Do të mbshteten dy projekte e mëdha, Shqipëria ullishte, Shqipëria arrore. Dhjetëra e dhjetëra milionë drurë frutorë do të mbillen të mbështetura nga ky buxhet. Ne do ti japim Shqipërisë , do ti shpalosim vendi potencialet e jashtëzakonshme që ajo ka në drurë frutorë. Ky vend nuk ka fusha të mëdha të grurit, megjithëse I ka dhe ato , por më të vogla, nuk ka ara të mëdha të të lashtave , por ky vend ka potenciale të jashtëzakonshme në drurë frutorë. Ky vend mundtë bëhet një vend I përfilleshim në prodhimin e ullirit, por ky vend mund të bëhet një vend I rëndësishëm në prodhimin e arrorëve, ndaj dhe ne do ti mbshëtesim këto projekte dhe I garantoj fermerët shqiptarë se në këtë periudhë ne jemi të përqendruar ende në infrastrukturë se ne duam që ata të kenë ato rrugë, shkolla, kanalizime, si lagje të  jë qyteti, por dora dorës, kjo infrastrukturë  e përfunduar do të bëjë që ato miliarda dollarë që investohen në fshat të shkojnë për të mbështetur të gjithë prodhimet, të gjithë marketingun  e prodhimeve të tyre.

Buxheti do të mbështesë fuqishëm kulturën, trashëgiminë  e madhe kulturore të Shqipërisë. Ju garantoj se Shqipëria me gjithë brigjet  e saj mahnitëse, megjithë bukurinë përrallore të maleve të saj nuk do të mund të ishte kurrë destinacion kryesor I turistik botës për vitin 2011, kurorë të cilën, një grusht puçistësh ia përlyen, me shishe Molotov, nuk do të ishte përzgjedhur kurrë, nëse nuk do të kishte një trashëgimi kulturore nga më të çmuarat e të gjitha kohërave. Brinja më perëndimore  e Ballkanit ka qenë në të gjithë kohërat arenë lakmish të mëdha ët të gjitha perandorive dhe ato kanë lënë këtu trashëgiminë  e tyre, krahas krijimeve të mëdha të kombit shqiptar. Pra nuk mund të ishte Shqipëria destinacion turistik kryesor I botës, pa Butrintin, pa Gjirokastrën, pa Rozafën , pa Apolloninë, Durësin, Antigonenë, pa dhjetëra e dhjetëra vend gjetje të pamata arkeologjike. Do të mbështesë artin kulturën bashkëkohore.

Ky buxhet mbështet fuqishëm zhvillimin e mjedisit. Kam kënaqësinë ti informoj shqiptarët se këtë vit në klasifikimin me serioz që u bë vende në raport me mbrojtjen e mjedisit, Shqipëria renditet e 23 në botë. Ka përmirësim të ndjeshëm dhe progresiv. Politikat tona të mbrojtëse së mjedisit janë dhe do të jenë gjithnjë e më shumë rezultative. Gjithçka ne do të ndërtojë duke patur parasysh mbrojtjen, zhvillimin e mjedisit, si kushti më I mirë për të rritur, zgjatur jetën  e qytetarëve shqiptarë. Asgjë nuk ështe më direkt  e lidhur me jetëgjatësinë e shqiptarëve sesa mjedisi ku ata jetojnë.

Shqiptarët në vitet që vijnë do të kapin me këtë mjedis ndër nivelet më të larta në botë të jetëgjatësisë. Është rritur në mënyrë të ndjeshme , por është  e nevojshme të kapim majat, të dalim në çati, jemi afër.

Sot miratojmë ligjin për mbrojtjen  e mjedisit. Kemi tre ligje. Ministria  e Mjedisit ka bërë një punë serioze, në krijimin e një baze të re tërësisht ligjore mbi problematikën e mjedisit dhe ne jemi të  vendosur të investojmë , por di atë theksoj këtu se projektet tona të mëdha të ullirit dhe të arrorëve janë gjithashtu kontribute substanciale thelbësore, në zhvillimin e mjedisit dhe konsolidimin  e mjedisit të shëndetshëm.

Sistemi I vuajtjes së dënimeve do të përmirësohet më tej në të gjitha aspektet. Ne jemi shumë të ndjeshëm ndaj të drejtave të qytetarëve tanë që vuajnë dënimin. Ju garantoj se këto vite asgjë nuk është përmirësuar më shumë në këtë vend, nga pikëpamja e kushteve më shumë se sa ky sistem, falë kjo edhe një ndihme bujare të KE, por ne vazhdojmë.

 Forcat tona të armatosura do të kenë mbështetje të plotë dhe totale për modernizmin e tyre për pëmbushtjen me përgjegjësi të lartë të gjitha obligimeve që rrjedhin nga anëtarësia jonë në Forcat  e Atlantikut të veriut, por edhe të të gjitha problematikave që mund të krijohen nga fartkeqësitë natyreore, për të cilat ato kanë qene në lartësinë  eduhur për të përmbushur nëmënyrë të shklëqyer operacionet e kërkim shpëtimit, në këto zona, po kështu policia e shtetit do të njohë siteme të reja modernizimi, mbështetjesh, vlerësimesh. Nuk do të ketë dallim midis policit dhe ushtarakut për sa i përket pensioneve, do të ketë  një standard të ri në të gjitha qëndrimet.

Ky është pak a shumë buxheti afatmesëm që ne miratojmë sot. Rendi I ditës ka dhe një seri çështjesh të tjera, por unë veçova këtu më kryesoret.

Ju faleminderit.


02/02/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›