E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ne takim përfaqësues te Luginës se Preshevës

Kryeministri Berisha priti ne nje takim vëllazëror dy përfaqësues  te Lugines se Presheves, z. Riza Halimi, deputet ne Parlamentin serb si dhe z. Galip Beqiri, Kryetar i Keshillit te pakices kombetare shqiptare ne Serbi.

Zoterinjte Halimi dhe Beqiri e njohën kryeministrin Berisha me situatën te drejtave të njeriut,  te shërbimeve ndaj komunitetit, papunësisë, si dhe  gjendjen social – ekonomike tejet te veshtire. Ata theksuan se uzurpimi i kompetencave te te zgjedhurve lokale nga Trupi Koordinues i qeverise ka ulur ndjeshëm shkallen e vendimmarrjes dhe  vetëqeverisjen vendore dhe ne shkeljen flagrante te statusit qe ata kane si pakice kombëtare.

Nga ana e tij, Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare është pranë tyre ne çdo moment dhe vlerëson qëndresën e tyre dinjitoze ne trojet e veta. Kryeministri vlerësoi lart kontributin ne vite te bijve te Preshevës per liri e një shoqëri te hapur e demokratike. Në ketë kontekst, kryeministri theksoi se Shqipëria do vazhdoje të mbështesë kërkesat e tyre legjitime, jo vetëm si një detyrim madhor ndaj shqiptarëve atje, por edhe ndaj normave e ligjeve te komunitetit europian ne te cilin te dy shtetet aspirojnë.  

“Shqipëria, deklaroi Kryeministri është kundër tjetërsimit te kufijve dhe shkëmbimit te territoreve. Ajo mbështet negociatat e Brukselit Prishtine – Beograd  si dhe evropianizimin e gjithë rajonit.” Nderkohe, Serbia, vijoi kryeministri, gjithashtu duhet te zbatoje ne luginën e Preshevës, Medvegjë e Bujanovc,  si ne te gjithë Serbinë, Konventat Ndërkombëtare qe garantojnë te drejtat e minoriteteve, te drejtat e qytetareve, demokracinë lokale si  dhe autonominë vendore. Nga ana tjetër, Kryeministri Berisha u shpreh  se duhet të shmanget tensioni dhe konfrontimet, duke kërkuar rruge për dialog.

Kryeministri tha se qeveria shqiptare do te rrite përpjekjet për te sensibilizuar faktorin ndërkombëtar për gjendjen ne Lugine si dhe do te vazhdoje te ndihmoje Preshevën ne fushën e arsimit, shëndetësi, infrastrukture dhe ne çdo fushe tjetër.


07/03/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›