E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret një delegacion të Komisionit të Venecias

Kryeministri Berisha priti të hënën në një takim të veçantë, një delegacion të Komisionit të Venecias, të kryesuar nga znj. Hanna Suchocka, Ambasadore e Polonisë në Selinë e Shenjtë dhe njëkohësisht zv. Presidente e Komisionit të Venecias. 

Delegacioni kërkoi të dinte këndvështrimin e Kryeministrit Berisha për sa i përket ligjit të Pastërtisë së Figurës së Zyrtarëve të Lartë shtetërorë, i cili i është dërguar këtij Komisioni për opinion nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri Berisha, pasi bëri një ekspoze të krimeve të komunizmit si dhe krimeve kundër njerëzimit të kryer nga regjimi totalitar, u shpjegoi të pranishmëve historikun e lustracionit në Shqipëri, si dhe përputhshmërinë e ligjit shqiptar me atë çek.   Kryeministri theksoi se kryefjala e të gjithë këtij procesi është ishte shkëputja njëherë e mirë nga krimet kundër njerëzimit, si dhe garantimi i integritetit të zyrtarëve të lartë shtetërorë. Po ashtu ai theksoi, se parimi i shmangies nga konflikti i interesit është një nga elementët më themelorë të pavarësisë së gjyqësorit dhe integritetit të saj.  Kryeministri theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të këtij ligji, vinte në kundërshtim të hapur me parimin e shmangies se konfliktit të interesit dhe rrjedhimisht me vetë ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

 Zoti Berisha konkludoi se ky ligj ishte gjetur më parë si në përputhje me Kushtetutën dhe se procesi i lustracionit dhe i pastrimit të administratës publike nga elemente të cilët kanë kryer krime kundër njerëzimit është një proces i pakthyeshëm.


28/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›