E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PER NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.362, DATË 1.4.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, PROCEDURAVE DHE TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRIS˔

V E N D I M  

PER 

 NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.362, DATË 1.4.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, PROCEDURAVE DHE TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, pika 2, e 20, të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

                                                                                                    V E N D O S I :

 

1.     Pas pikës 11, të kreut II, “Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni për pajisjen me vizë”, shtohet pika 11/1, me këtë përmbajtje:

 

 

“11/1. Shtetasit e vendeve të përcaktuara në lidhjen nr.7, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të pajisur me vizë “Shengen”, të tipit “C”, për qëndrim afatshkurtë, dhe të tipit “D”, me shumë hyrje/dalje, si dhe me leje qëndrimi, të lëshuar nga vendet anëtare të “Shengen-it”, lejohen të hyjnë, qëndrojnë dhe tranzitojnë në Republikën e Shqipërisë brenda afatit të vlefshmërisë së vizës apo lejes së qëndrimit, pa patur nevojë të pajisen me vizë nga autoritetet përkatëse shqiptare.”.

 

2.      Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

  

K R Y E M I N I ST R I

 

SALI BERISHA


28/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›