E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret një grup përfaqësuesish të kompanisë italiane Scotta

Kryeministri Berisha priti në takim, një grup të kompanisë italiane Scotta, të kryesuar nga Presidenti i saj Felice Scotta.

Zoti Scotta tha se jehona e suksesit të investitorëve italianë në Shqipëri solli dhe kompaninë e tij në Shqipëri, me interes për të bashkëpunuar dhe realizuar projekte në fushën e shëndetësisë dhe ambientit. Kjo kompani ka interes si në prodhimin, ashtu edhe në instalimin e mirëmbajtjen e impianteve të teknologjive të ndryshme, të ngrohje-ftohjes, hidrosanitare, pneumatike, etj.. Zhvillimet e ekonomisë shqiptare, ambienti i të bërit biznes dhe fuqia punëtore e kualifikuar, tha ai, na bën të mendojmë për ta shtrirë aktivitetin tonë edhe në Shqipëri.

Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen dhe i garantoi mikpritjen e projekteve të tyre nga qeveria dhe institucionet e saj. Historitë e suksesit dhe numri i madh i projekteve italiane në sektorë të ndryshëm, tha Kryeministri, flasin për bashkëpunimin e suksesshëm dhe mbështetjen që qeveria shqiptare ju ofron investitorëve të huaj dhe në këtë rast, fusha e të bërit biznes në Shqipëri është e gjerë, sepse ka projekte prodhuese e shërbimi në fusha të ndryshme.


06/12/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›