VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR LOJËRAT E FATIT”
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR LOJËRAT E FATIT”
Në mbështëtje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për lojërat e fatit”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
LOJËRAT E FATIT
Në mbështeje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është të krijojë kuadrin e nevojshëm ligjor për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të lojërave të fatit, lejimin e organizatorëve dhe lincencimin e tyre për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit, si dhe mbikëqyrjen e kësaj veprimtarie.
Neni 2