E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROJEKTLIGJ PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8872, DATË 29.3.2002, “PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRIS˔

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8872, DATË 29.3.2002, “PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.8872, datë 29.3.2002, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në të gjitha nenet e ligjit fjalët “arsim i detyruar” zëvendësohen me “arsim bazë”.

Neni 2

Pikat 2, 3 e 4, të nenit 11, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“2.  Arsimi profesional, publik dhe privat, fillon pas mbarimit të arsimit bazë, me kohëzgjatje 3 vjet (2+1) dhe ndahet në dy nivele:

a)     Niveli i parë vazhdon dy vjet;

b)     Niveli i dytë vazhdon një vit pas nivelit të parë.

Me mbarimin e nivelit të parë, krahas dëftesës së përfundimit të këtij niveli, nxënësit pajisen  me certifikatë aftësimi profesional, të nivelit të parë.

Në përfundim të nivelit të dytë, nxënësit marrin dëftesën e përfundimit të këtij niveli dhe certifikatën e aftësimit profesional, të nivelit të dytë.

3.     Arsimi i mesëm teknik, publik dhe privat, fillon:

a)     pas mbarimit të arsimit bazë dhe zgjat katër vjet;

b)     pas mbarimit të tri viteve të arsimit profesional dhe zgjat një vit.

Nxënësit, që mbarojnë shkollat teknike, publike dhe private, krahas dëftesës së pjekurisë, marrin edhe certifikatën e aftësimit, profesional dhe teknik, dhe u njihet mbarimi i shkollës së mesme dhe mundësia e vazhdimit të studimeve në institucionet e arsimit të lartë.

4.     Formimi profesional, publik dhe privat, zhvillohet përmes kurseve të formimit, të riformimit dhe të riaftësimit profesional, me kohëzgjatje deri në dy vjet.”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA  TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›