Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e grupit Casinos Austria International
Kryeministri Berisha priti përfaqësuesit e grupit Casinos Austria International, lidër në Industrinë botërore të kazinove dhe lojërave. Përfaqësuesit e Casinos Austria International paraqitën interes për të shtrirë bisnesin e tyre edhe në Shqipëri. Ky grup operon në 36 vende të botës dhe është parntere me Qendrën e Llotarisë Kombëtare në Austri. Kryeministri Berisha mirëpriti interesin e tyre për të investuar në Shqipëri dhe i garantoi se projekti i tyre do të vlerësohet bazuar në ligjet në fuqi.