E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha njihet me dy projekte për ndërtimin e porteve dhe rezortave turistike

Kryeministri Berisha priti sot përfaqësuesit e Bankës Gjermane (Deutche Bank) dhe  Global Yatirim. Banka Gjermane, si konsorcium, finalizoi interesin e shprehur muaj më parë me projekt-propozimin për portin e Durrësit për përmiresimin dhe zgjerimin e tij me synim kthimin në një port qyteti.

Projekti i tyre përfshin një paketë shërbimesh portuale si kargo,kontonierë, pasagjerë dhe sherbime të tjera turistike.
Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i disa godinave në zonën që lidh portin  me pjesen integrale të qytetit të Durrësit.
Kryeministri Berisha  tha se ka nje interes shumë të madh për ndërtimin e porteve në bregdetin e Shqipërisë. Korridori Durrës- Prishtinë- tha Kryeministri - hap mundësi të reja për shfrytëzimin e Shqipërisë si një pikë strategjike portuale në Ballkan dhe Evropën Qëndrore.

Zoti Berisha vlerësoi faktin që bisnese të medha dhe me eksperiencë konkurojnë me projekte të këtij lloji. Kryeministri i siguroi investitorët se projekti i tyre do të vleresohet me transparencë dhe seriozitet duke rrespektuar ligjet në fuqi dhe konkurencën e lirë. Kryeministri Berisha u njoh me një tjetër projekt-ide për ndërtimin e një porti industrial në Durrës. Presidenti i “Wanuno- Karosen-Group”, Gabi Wanuno prezantoi tek Kryeministri plan idenë për ndërtimin e një porti të madh në Porto Romano , i cili do të zhvendos një pjesë të aktivitetit industrial të portit të Durrësit. “Wanuno- Karosen-Group” propozoi edhe  ndërtimin e një rezorte turistike me kazino dhe marinë. Rezorta parashikohet të ndërtohet në Vlorë pranë “Ujit të Ftohtë”.

Kryeministri garantoi investitoret izraelitë se edhe projektet e tyre do të vleresohen me transparencë dhe konform ligjeve në fuqi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›