Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e kompanisë europiane EADS
Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësuesit e kompanisë europiane EADS, të kryesuar nga zv Presidenti Jens Siebrecht.
Kompania europiane për aeronautikën dhe mbrojtjen hapësinore EADS, shprehu interes për të shtrirë aktivitetin edhe në Shqipëri.
Në takimin me Kryeministrin Berisha, përfaqësuesit e saj vlerësuan Shqipërinë si një vend me potencial të lartë biznesi. Ata përcaktuan piketat e projekteve, të përqendruara në prodhimin e avionëve civilë dhe ushtarakë dhe sigurimin e pjesëve të këmbimit.
Kryeministri Berisha u njoh me projekt-propozimet e korporatës EADS dhe vlerësoi vendimin e drejtuesve të saj për të investuar në Shqipëri. Zoti Berisha i garantoi investitorët se do të kenë mbështetjen e qeverisë për të konkretizuar projektet e tyre.