E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e grupit ORASCOM

Kryeministri Berisha priti sot një përfaqësi nga grupi i kompanive ORASCOM, të fokusuar në zhvillimin e turizmit dhe hotelerisë. Grupi përfaqësohej nga Drejtori Ekzekutiv dhe Kryetari i Bordit, Samih Sawiris.

Përfaqësuesit e grupit ORASCOM prezantuan tek Kryeministri Berisha disa projekt-ide për zhvillimin e turizmit. Projektet parashikojnë ndërtimin e qyteteve turistike, komplekse hotelesh dhe njëkohësisht menaxhimin e tyre.

Kryeministri Berisha falënderoi përfaqësuesit e ORASCOM për projekt-propozimet dhe prezantoi tek ata situatën e investimeve në Shqipëri dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit në vend.

Kryeministri Berisha u garantoi investitorëve lehtësira administrative dhe mbështetje ligjore për këto projekte.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›