P R O J E K T L I GJ PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7875, DATË 23.11.1994, “PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR DHE GJUETIN˔, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7875, DATË 23.11.1994, “PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR DHE GJUETINË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Neni 23, i ligjit nr.7875, datë 23.11.1994, “Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 23
1. Personat, fizikë ose juridikë, mund të ushtrojnë veprimtaritë e mbarështimit të faunës së egër, si dhe të gjuetisë, sportive e turistike, kur shpallen fitues në procedurat e konkurrimit publik, të organizuara nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor ose, për pyjet dhe kullotat komunale, nga njësitë e qeverisjes vendore. Me subjektin fitues lidhet kontratë.
2. Kërkesat, që duhet të plotësojnë subjektet, për pjesëmarrjen në konkurrimin publik për veprimtarinë e mbarështimit të faunës së egër, si dhe të gjuetisë, sportive e turistike, përcaktohen me udhëzim të ministrit.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI