Privatizimi i ARMO-s sjell në buxhetin shtetit 13 herë më shumë të ardhura, se 4 vjet më parë
Këshilli i Ministrave miratoi sot raportin përfundimtar të vlerësimit të ofertave dhe shpalljen fitues, për privatizimin e kompanisë ARMO, të kompanisë “Rafinery Associates of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group”.
Kryeministri Berisha, duke theksuar se ky konsorcium paraqiti një ofertë 13 herë më të lartë, se 4 vjet më parë, e konsideroi këtë një dëshmi të kredencialeve shumë të larta të qeverisë, në krahasim me paraardhësen e saj.
“Një vendim i rëndësishëm është miratimi i raportit përfundimtar të vlerësimit të ofertave dhe shpalljen fitues, për privatizimin e ARMO-s, të kompanisë “Rafinery Associates of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group”. Ky konsorcium solli një ofertë 13 herë më të lartë, se 4 vjet më parë, çka dëshmon për kredencialet shumë e shumë herë më të larta të kësaj qeverie, në krahasim me paraardhësen e saj.”