E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret presidentin e “Soravia Group”, z. Hanno Soravia.

Kryeministri Berisha priti sot pasdite në një takim presidentin e “Soravia Group”, z. Hanno Soravia.

Kompania e njohur austriake prezantoi plan-projektin për ndërtimin e një qendre turistike në zonën e Novoselës në Vlorë.

Projekti parashikon edhe hapjen e një shkolle për turizmin. Vlera totale e investimit llogaritet në rreth 200 milionë euro dhe nga ky investim parashikohet krijimi i 2 mijë vendeve të reja pune me ndikim në zhvillimin ekonomik të zonës.

Gjatë takimit me Kryeministrin Berisha, përfaqësuesit e “Soravia Group” kërkuan përshpejtimin e procedurave për të vënë në zbatim projektin si dhe mbështetje me infrastrukturën lidhëse: rrjetin rrugor dhe furnizimin me energji elektrike.

Kryeministri Berisha i siguroi investitorët austriakë se do të punojë ngushtësisht me autoritetet lokale për të bërë të mundur shpejtimin e procedurave si dhe do të akordojë edhe fondet e nevojshme për zhvillimin e infrastrukturës në zonën ku parashikohet të ndërtohet rezidenca turistike.


12/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›