Presidenti Topi bën thirrje për ndërgjegjësimin publik e të institucioneve kushtetuese për zgjidhjen përfundimtare e të drejtë të çështjes së pronave.

12 janar 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot në mjediset e Pallatit të Brigadave një takim të hapur pune me përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”, të cilët i shprehën Kreut të shtetit shqetësimet dhe argumentet e tyre lidhur me zvarritjen e zgjidhjes përfundimtare e të drejtë të çështjes së pronave.
Pasi i inkurajoi përfaqësuesit e të shpronësurave që të vazhdojnë ta ndjekin çështjen e tyre legjitime deri në fund me anë të rrugës ligjore, Kreu i shtetit iu drejtua të pranishmëve me këto konkluzione: “Së pari dëshiroj të shpreh kënaqësinë për këtë takim! Dëshiroj të bëj publik faktin kjo çështje ka qenë vazhdimisht shumë sensitive, shumë e ndjeshme gjatë gjithë periudhës së tranzicionit!
Unë e pranova menjëherë kërkesën tuaj për të realizuar një takim, së pari duke iu përgjigjur një detyrimi kushtetues. Presidenti ka për detyrë të presë cilindo që sjell në vëmendje një shqetësim me një impakt të gjerë publik. Nuk preferova që ta realizoj këtë takim nëpërmjet këshilltarëve, duke marrë në konsideratë peshën e personaliteteve tuaja, të shoqatave, por mbi të gjitha, problemet. Çështja e pronave është një çështje që ne e kemi elaboruar, e kemi diskutuar, e kemi debatuar vazhdimisht. Unë personalisht kam pasur rastin në pozicione të ndryshme. Kur isha parlamentar kisha liri fjale për të folur edhe politikisht për pronat. Sot unë kam konture kushtetuese për të folur për pronat. Kështu që duke marrë me shumë seriozitet të gjitha shqetësimet që keni, ky takim merr vlerat e një sensibilizimi publik për të gjitha institucionet, për të gjitha insitucionet të cilat kanë detyrim që ta realizojnë jo vetëm kuadrin ligjor mbi bazën e Kushtetutës, ju e thatë qartë është neni 41, është neni 42, është neni 181 i Kushtetutës. Në rast se unë nuk do të kisha një pozicion të tillë referuar Kushtetutës, natyrisht këtë takim mund ta kishim realizuar edhe në ambient të mbyllur. Por këtu nuk është çështja e interesave të pesëmbëdhjetë përfaqësuesve, këto janë interesa shumë të gjera, edhe interesa të cilat lidhen me zbatimin e ligjit në funksionimin e shtetit ligjor dhe me detyrimin që çdo institucion ka për t’i zbatuar këto ligje. Presidenti i Republikës, në këtë sens mund të diskutojë, dhe me vëmendje mund të ndjekë pikërisht zbatimin e ligjeve dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.
Duhet të jemi të hapur, duhet të jemi transparent që secili, sipas Kushtetutës ka funksionin e vet, ka detyrimin e vet. Institucionet në Shqipëri, në një vend demokratik janë të ndara. Pra funksionojnë partitë politike, të cilat e projektojnë vullnetin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, bëjnë ligje, marrin firmën tek Institucioni i Presidentit dhe ato bëhen të detyrueshme për zbatim.
Ato që ju shprehët këtu natyrisht që janë probleme, të cilat duhen parë me shumë shqetësim. Unë si President do të inkurajoj institucionet kushtetuese, që të zbatojnë pikërisht detyrimin që i vjen nga Kushtetuta dhe nga ligji. Unë nuk dëgjova njeri këtu të thotë që të veprohet kundër ligjit, sepse një diskutim i tillë do të ishte i papranueshëm. Unë jam në pozicionin që të garantoj funksionimin e ligjit, por jemi këtu për të ngritur pikërisht me shqetësim, që aty ku thuhet ligji, aty ku anashkalohet ligji, aty ku nuk ka një metodikë të qartë e të saktë, metodikë racionale, që gjërat të zgjidhen, atëherë nuk duhet t’i inkurajojmë.
Sigurisht problemi i pronave është një problem madhor në një vend të vogël. Edhe unë do ta quaj të papranueshëm faktin që mbas 18 viteve, në një vend ku sasia e tokës është relativisht e vogël, pra nuk bëhet fjalë për territore të pafundme, të mos zgjidhet ky problem. Vazhdimisht unë kam marrë informacione. Shumë informacione merren edhe nëpërmjet kanaleve të tjera, por unë marr në konsideratë informacionet zyrtare, që ka shumë probleme me pronat, ka abuzime, ka korrupsion, mjaft çështje janë në proces, shumë të tjera mund të jenë objekt i investigimit, i denoncimit, që janë objekti i institucioneve të tjera që konsiderohen institucione të drejtësisë, por ky është një moment shumë i rëndësishëm për t’i dhënë fund çështjes së tranzicionit tek pronësia. Kemi probleme me vendimet e gjykatave, që shkojnë në Strasburg dhe objeksionet, që ata kanë hedhur për çështjen e pronave në Shqipëri. Duhet të flasim hapur: çështja e pronave në mjaft raste mbahet peng në funksion të zbatimit të ligjit. Nuk flas për veprime ekstraligjore. Përsëris edhe një herë pozicionin, jam shumë rigoroz për pozicionin që kam për t’ju referuar vetëm kuadrit ligjor, që ekziston në Republikën e Shqipërisë. Çështja nëse do të ketë ligj tjetër ose jo, nuk është një çështje që ka të bëjë me Institucionin e Presidentit. Ka të bëjë me vullnetin e partive, që krijojnë mazhorancë në Parlament për të bërë një ligj tjetër nëse ato e shohin të arsyeshme. Kur kam qenë në Parlament kam folur për shumë gjëra. Po të marrësh në referencë kohore bibliografike ato që kam botuar për pronat mund t’i merrni në konsideratë, mund t’jua ofroj, kam folur vazhdimisht për këtë punë. Në këndvështrimin tim dhe nga informacionet që marr, ende abuzohet shumë me pronat. Kam bërë thirrje të herëpashershme, thirrje publike në takime zyrtare, me persona që mbulojnë institucione të rëndësishme në funksion të zbatimit të ligjit, çështja është mjaft komplekse. Shqetësimin tuaj unë e shoh mjaft të natyrshëm.
Edhe unë mendoj që ju nuk duhet të ndaloni thjesht me takimin me Presidentin. Presidenti do të bëjë punën e vet brenda linjave kushtetuese. Jemi këtu dhe të gjithë zgjohemi në mëngjes me një ndjeshmëri për të parë titujt e gazetave. Shikoni me kujdes, sepse aty projektohen interesat edhe politike edhe private! Është e papranueshme, që ky problem shumë i rëndësishëm mos të trajtohet në linjë të pastër e të sinqertë nga të gjithë njësoj dhe është akoma më e papranueshme, sepse jetojmë në Shqipëri dhe pozicioni të lejon të marrësh shumë informacione që njerëz, të cilët i kanë zgjatur shumë duart nëpër pronat shtetërore dhe pronat e të tjerëve, flasin për parimet dhe për legjitimitetin e pronës. Është e papranueshme, është paradoks i vërtetë. Është e njëjta histori: çështja e pronës, e tha bukur zoti Mulleti, është analoge me çështjen e dosjeve të lustracionit. Shumë njerëz janë persekutuar gjatë regjimit komunist edhe për pronat e tyre dhe merr në konsideratë që ata, që kanë pasur më shumë prona janë persekutuar më shumë. I morën pronën, i futën në burg, i internuan, pra janë gjëra që lidhen, gjëra që lidhen në mënyrë reale, por edhe psikologjike. Dhe akoma kjo psikologji vazhdon të projektohet faktkeqësisht edhe në vitin 2009, kur bëhet fjalë për interesa për prona, sepse dëgjojmë edhe fjalë që ata që kanë më shumë prona kanë mundësi që të bëjnë më shumë politikë. Që të bësh politikë, natyrisht kërkohet që të kesh një potencial ekonomik, kështu dëgjohen fjalët, nuk po them ndonjë gjë që nuk besoj ta keni dëgjuar edhe ju. Por gjëja më e papranueshme është kur deformohet realiteti, kur njerëz që njihen me gisht si zaptues pronash sjellin nën akuzë pikërisht njerëzit dhe kontigjentin e njerëzve, që janë më të ndershëm. Keni parë kur them që çështja e pronave shumë e ngjashme me çështjen e dosjeve të lustracionit. Njerëz, që mund të kenë qenë të lidhur në një mijë mënyra me regjimin, ngrihen dhe akuzojnë të tjerë që s’kanë pasur asnjëlloj lidhje me regjimin. Pra kësaj shoqërie duhet t’i kthehet morali! Gjashtë muaj është sulmuar Presidenti për çështjen e një decorate, që s’kishte të bënte me vullnetin e Presidentit, një çështje totalisht sipërfaqësore, një dekorim totalisht i kthyer e i marrë në konsideratë për peshën e moralit kundrejt të përndjekurve politikë. Një procedurë e anuluar, e kthyer dhe sot farmirësisht, edhe karshi kësaj çështjeje, jemi totalisht të pastër.
Kështu që ambienti nuk duhet të intoksikohet, nuk duhet të inkiunohet, nuk duhet të ndotet. Shqipëria më shumë se kurrë, sot është në prag të sfidave shumë të rëndësishme. Ju keni ardhur për të demostruar shqetësimin për pronat, që është shqetësim legjitim, shqetësimi fillon tek dera e shtëpisë, por ne jemi para sfidave shumë të rëndësishme dhe ne të gjithë së bashku duhet t’i japim frymë kohezive të gjithë shoqërisë. Gjërat që janë ligjore, që janë kushtetuese, detyrimisht e kanë të detyrueshme institucionet përfaqësuesit e tyre për t’i zgjidhur, ndryshe koha kalon shpejt, ndoshta momentalisht dikush mund të ketë mbrojtje politike, nesër nuk ka mbrojtje politike. Në Shqipëri do të fuksionojë shteti së drejtës. Kështu që çështje, që kanë të bëjnë me pronësinë, sikurse thashë, unë ju inkurajoj nga pozicioni im që ju t’i ndiqni. Unë do bëj pjesën time, që më takon si pozicion kushtetues, partitë politike kanë pjesën e tyre të rëndësishme. Pra, Presidenti nuk merret me ndryshim legjislacioni, të jemi korrekt në komunikim. Edhe nesër do dalin të flasin prapë. Edhe nesër do të dalin nëpër gazeta, do të dalin, do të mundohen ta deformojnë frymën e këtij takimi. Nuk ka rëndësi! E rëndësishme është që ne të ruajmë komunikimin me publikun për të ndërtuar shtetin e së drejtës, pastaj gjykimin e bën publiku. Detyrimi i parë, që fillon për çdo funksionar, për çdo punonjës të shtetit është që të jetë real me deklarimin e pasurisë. Kjo është shumë e rëndësishme. Dhe është në detyrimin e institucioneve, të medias që kemi përballë, që është shumë e rëndësishme, prandaj pranova që ta bëj këtë takim shumë të rëndësishëm duke pasur gjatë gjithë kohës median, në mënyrë që gjërat të mos deformohen rrugës, por të ketë një trasparencë absolute. Kur njerëzit nëpër pozicione janë korrektë, të gjitha gjërat shkojnë korrekt. Kështu që është e drejta juaj ta mbani gjallë këtë diskutim. Është e drejta juaj të merrni kontakt me të gjithë aktorët dhe faktorët e rëndësishëm të jetës institucionale. Unë marr përsipër të bëj vetëm inkurajimin e këtyre faktorëve, duke qenë gjithmonë pjesë e një aktiviteti konstant në funksion të kthimit legjitim të pronës, e cila kërkohet jo thjesht nga ju, por kërkohet edhe nga institucionet ndërkombëtare të së drejtës.
Unë ju falenderoj për këtë takim dhe vazhdimisht dhe natyrisht, jo gjithmonë kështu me një numër të konsiderueshëm njerëzish, por dhe me një përfaqësi. Zyra ime është e hapur, ose nëpërmjet takimeve të drejtpërdrejta me mua, ose nëpërmjet këshilltarëve, por gjatë një procesi bashkëpunimi duke theksuar dhe duke mbyllur fjalën time në funksion të ushtrimit dhe të kthimit të së drejtës legjitime, sipas kuadrit ligjor që ka Shqipëria, e cila sikurse thashë, është në sfidën e integrimit euro-atlantik. Faleminderit”!