Kryeministri Berisha prezanton kandidatët e rrethit të Lushnjës

“Qytetarë dhe qytetare të Lushnjës, përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të thellë, për këtë pritje madhështore, për këtë miting madhështor, në të cilin ju sot përshëndesni nga sheshi i qytetit tuaj historik shqiptarët dhe Shqipërinë kudo që janë.
Mirëmbrëma dhe urimet më të përzemërta.
Qytetarë dhe qytetare te Lushnjës
Nga ky shesh, dua t’ju shpreh respektin tim më të madh, pavarësish nga bindjet tuaja politike. E bëj këtë me bindjen më të madhe, se si gra dhe burra, djem dhe vajza me karakter, ne na bashkojnë shumë gjëra, pavarësisht nga mendimet e ndryshme.
Demokrate dhe demokratë, socialiste dhe socialistë.
Gratë dhe burra pa parti.
Ne të gjithë besoj se jemi gëzuar, kemi vlerësuar, e konsideroni të rëndësishme anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Lushnja dhe lushnjarët, që kanë historinë e pluralizmit, që janë si djepi i saj. Lushnja dhe lushnjarët nga ku nisi vendosja e integritetit territorial të Shqipërisë, e kanë më të qartë se të gjithë, se çdo të thotë për Shqipërinë dhe shqiptarët të mblidhen sot këtu, anëtarë të NATO-s.
Demokratë, socialistë dhe të të gjitha bindjeve, bashkohemi të gjithë sëbashku, se këto vite në Shqipëri, u bë e mundur të firmosim marrëveshjen e stabilizim- asociimit. U bë e mundur sëbashku të lëvizim të lirë pa viza në mbarë Europën.
Qytetarë dhe qytetare të të gjitha bindjeve, që i thoni Shqipërisë, Shqipëri. Sot konstatoni se nga Morina e Kukësit e deri në Vlorë, Shqipëria qarkohet nga autostradat më moderne. Janë vepra juaj, janë pasuria juaj.
Qytetarë dhe qytetare të Lushnjës dhe të mbarë Shqipërisë.
Bashkohemi se në këto vite më shumë se kurrë u rritën, rrogat dhe pensionet në fshat, qytet dhe kudo. Ju bashkojnë me Shqipërinë, që duam kaq shumë. Se në këto vite Lushnja dhe Shqipëria, të cilat ishin më parë një vend i panjohur arritën të rreshtohen ne 10 vendet e para në Botë për marrjen e turistëve dhe të vizitorëve.
Qytetarë dhe qytetare.
Pavarësisht nga bindjet që kemi, jemi me vetëdije të plotë se me punën, mundin, djersën tuaj me reformat e thella që ju mbështetët, në bëmë të mundur sëbashku të rekomandohet për ne, statusi vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Europian.
Qytetarë dhe qytetare të Lushnjës. Të të gjitha bindjeve. Besoj se ju sot e ndieni, e prekni, sepse është vepër e juaja. Lushnja sot prodhon sa kurrë në historinë e saj. Shumë nga ju e dinë dhe e ndjeni, se në vitet më të vështira të krizës së thellë ekonomike, lumenjtë e djersës u derdhet në bizneset, në fushat në serat, veshtat dhe ullishtet tuaja, bëtë të mundur që ky vend, kjo ekonomi të vazhdojë rritjen, të krijojë vende pune, të ecë përpara.
Qytetarë dhe qytetare shqiptarë kudo që jeni.
Sot ju në të katër anët e vendit udhëtoni në rrugë që nuk i kishit më parë. Po vij nga Poroçani një komunë e largët e Gramshit. Dy vjet më parë inaugurova atje një rrugë, më thanë se kjo komunë nuk ka fare rrugë automobilistike, sepse ajo që ishte, ishte rrënuar plotësisht. Sot ne, aty inauguruam rrugën e re. Kam shëtitur në këto kohë në rrethin tuaj, kam qenë tek rezervuari i Thanës, kam shkuar për një rrugë ndër më modernet, kam kaluar në Fier-Shegan- Krutje, Divjakë –Pushimi i Shoferit, nuk po i numëroj, por njerëzit e ndershëm, burrat dhe gratë punëtorë këto kurrë nuk i mohojnë. U ndala në këto, jo për të rrahur gjoksin, jo për të kërkuar votat për këto që kemi realizuar, por një gjë dua t’ju them. Njerëzve të lirë, njerëzve të mençur , njerëzve punëtor, e shkuara ju duhet vetëm e vetëm, për të projektuar të ardhmen e tyre. Të ardhmen që meritojmë. E ardhmja jonë më e ndritur për ne, famijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë, është integrimi i vendit në Europë. E ardhja jonë më e ndritur është Shqipëria anëtarë e NATO-s, është Shqipëria anëtare e Bashkimit Europian.
Para qytetarëve të Lushnjës, para qytetarëve të Shqipërisë, demokrat, socialist dhe të çdo bindjeje, ne kemi faktuar se ne procesin e integrimit e konsiderojmë procesin me jetik. E konsiderojmë atë vendimtarë për të ardhmen tonë, e konsiderojmë atë mesazhin e Lushnjës, mesazhin e Vlorës, mesazhin e të gjitha kohërave.
Ndaj dhe është koha të bashkohemi të votojmë me 23 qershor, për forcën politike, për Partinë Demokratike, e cila në këto vite të ekzistencës së saj sëbashku me ju, anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës, sëbashku me ju firmosi marrëveshjen e stabilizim-asociimit, sëbashku me ju, firmosi anëtarësimin në NATO, sëbashku me ju firmosi liberalizmin e vizave, sëbashku me ju firmosi rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Nuk do të doja kurrë në këtë shesh të shprehesha se forca tjetër politike bëri gjithçka për të penguar këto procese, por historia kjo është.
Lushnja, themeloi pluralizmin. Pak vite më parë për të bllokuar firmosjen e marrëveshjes së stabilizim- asociimit. Shoku i autobusit futi boritë, trumbetat, zilet, kumbarët në parlamentin e Tiranës, në parlamentin e Lushnjës, në ndërtesën e pavarësisë, vetëm e vetëm për tu thëne evropianeve, se këta nuk jane njerëz, se këta parlamentin e kanë thjeshtë një vathë bagëtish.
Ne vazhduam rrugën sëbashku, morëm ftesën për në NATO, u anëtarësuam në NATO. Shoku organizoi miting proteste të nesërmen e anëtarësimit tonë dhe është i pa penduar. Mbarë shqiptarët, mbarë Rajoni e dëgjoi mbrëmë nga Kamza, teksa thoshte se NATO-ja është natë, NATO-ja nuk është as bukë, as ujë. I them zotërisë, se të shprehesh në këtë mënyrë, qytetari i një vendi që ka paguar me lumenj gjaku sigurinë e tij do të thotë të mos kesh asgjë të përbashkët me vuajtjet, me sakrificat, për të mos thënë edhe më shumë të kombit tënd. Meqë thua se NATO është natë dhe nuk është as bukë, as ujë, këtë e dinë më shumë se kushdo tjetër, fermerët e mrekullueshëm të Lushnjës, se cili është zhvillimi i tyre këto katër vite, cila është tregtia e tyre këto katër vite, cila është lulëzimi i fermave të tyre këto katër vite. E di çdo shqiptarë, 4 miliard dollarë investime në katër vite pas anëtarësimit në NATO. Ndaj dhe ju ftoj me 23 qershor, të mos luajmë me projektin tonë të këtij shekulli, por të votojmë integrimin, të votojmë për marrjen e statusit, të votojmë hapjen e negociatave. Me taksat tuaja, me mundin tuaj këto vite ne kemi ndërtuar jo 10 mijë, por absolutisht 11 mijë kilometra rrugë, në sheshe, fshatra, e qytetet e Shqipërisë. Por prapë ne këtë rreth të bekuar kryeqytet të prodhimeve të mrekullueshme kemi shumë kilometra rrugë për të asfaltuar.
Në mbarë Shqipërinë kemi rrugë të tjera për të asfaltuar. Kemi Boshtin e Jugut, kemi Rrugën e Arbërit, kemi rrugët e Lushnjës, rrugët e fushës dhe ne që asfaltuam mbi 10 mijë kilometra, ne kemi projekte, ne kemi vullnetin për të asfaltuar çdo kilometër rrugë në anekënd Shqipërisë. Kjo është Shqipëria jonë reale . Jo ajo që krijojnë në autobus udhëheqësit socialistë. Shqipëria reale është Shqipëria që po ndërton një infrastrukturë ndër me modernet. E dini se çfarë ndodhi sot dhe po jua tregoj këtu. Sot shoku i autobusit u detyrua të dalë nga autobusi. Pse? U nis për në Brataj, dhe rruga atje more miqtë e mi është plot gropa e xhunga. Zbriti mori fuoristradën shoferi i tha; - e po kryetar këtë e kemi peshqesh nga Koço, se Koço është ai që e ka ndërtuar këtë rrugë.
Duke përshëndetur nga Lushnja banorët e Bratajt dhe të Lumit të Vlorës, i garantoj se rruga do të ndërtohet dhe në shtator nis ndërtimi i saj.
Qytetarë dhe qytetare të Lushnjës.
Këto vite ishin vitet e besimit më të madh tek Shqiptarët. Morëm 4.7 milion turistë. Nuk e përmend ndonjëherë Shqipërinë turistike. Autobusi mavi nuk e lejon atë të shohë potencialet mahnitëse turistike të Lushnjës dhe Shqipërisë. Ndaj dhe ne ju ftojmë të vazhdojmë përpjekjen tonë të madhe, me mund e djersë, por me sukses, ecim drejt integrimit, ecim drejt ndërtimit të një infrastrukture moderne që e meritojmë, ecim drejt shkollimit gjithnjë e më cilësore të fëmijëve tanë, ecim drejt punësimit gjithnjë e më të madh të shqiptarëve dhe të ulim papunësinë të rrisim rrogat dhe pensionet. Partia Demokratike është e frymëzuar nga ju, nga vizioni juaj, nga energjia juaj. Në rast se ne sëbashku në këto vite kemi realizuar ato ndryshime që thamë, këto janë para së gjithash rezultat i punë suaj, i mundit tuaj, i djersës suaj, por besimi im është shumë i madh, së pari tek ju, gratë dhe burrat e Lushnjës, që këto vite po shndërroni Lushnjën në një kryeqendër të madhe të prodhimit, të shkollimit, të turizmit. Besimi ynë i madh është tek liria juaj, iniciativa juaj e lirë. Kam vizituar serat, kam vizituar fushat, kam vizituar fermerë, kam gjetur njerëz që të frymëzojnë me punën e tyre, me vizionin e tyre, por besimin tonë tek Lushnja e zhvilluar, e bazojmë tek potencialet e saj të mëdha, bujqësore, turistike, të cilat ne do ti shndërrojmë në mirësi për ju.
Ndaj dhe ju bëj thirrje në këto zgjedhje të bashkohemi me 23 qershor, të votojmë Partinë Demokratike, të votojmë 44, numrin e artë.
Fitore.
Përpara, për Lushnjën e zhvilluar.
Përpara, për Lushnjën Europiane.
Përpara ,për punësimin e qytetarëve të Lushnjës dhe të mbarë Shqipërisë.
Përpara, për mirëqeni më të madhe për çdo lushnjarë, për çdo shqiptarë.
Përpara, për integrimin e Lushnjës dhe Shqipërisë në Europë.
Përpara, për infrastrukturë më modern, për sistemet e vaditjes, rrugët, urat, energjinë elektrike të parametrave më të mirë, shkollimin me cilësi më të lartë
Përpara, Përpara, Përpara! “
26/05/2013