E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha prezanton projektin e autostradës Tiranë-Elbasan Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë prezantimit të projektit në qytetin e Elbasanit

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u takua sot me qytetarë të Elbasanit dhe foli për reformat dhe projektet e mëdha të qeverisë. Në këtë takim u prezantua edhe projekti i autostradës Tiranë-Elbasan, të cilin kreu i Qeverisë, e konsideroi veprën më madhore që Shqipëria ndërton në këtë 4 vjeçar. Ai bëri të ditur se autostrada Tiranë-Elbasan shkurton ose u kursen së paku 40 minuta kohë jo vetëm qytetarëve të Elbasanit, por edhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë juglindore dhe jugore. “Ne jemi të sigurt në projektet tona. Guximi ynë, në një kohë krize botërore, buron së pari, nga gjendja ekonomike e vendit. Rritja jonë ekonomike dhe ekonomia jonë rezistoi, sepse ne, me reformat tona, kemi bërë që qytetarët shqiptarë të paguajnë për rrogëtarët e tyre më pak se të gjithë qytetarët e Evropës”, u shpreh Kryeministri i Shqipërisë, gjatë takimit me qytetarët. Autostrada Tiranë-Elbasan, me gjatësi 31 kilometra, është segmenti i parë i Boshtit të Jugut. Autostrada do jetë me 4 korsi, do të ketë dy tunele përkatësisht 2.3 dhe 2.1 kilometra, 7 mbikalime, 4 nënkalime, tre kryqëzime dhe shpejtësi lëvizjeje 110 km/orë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›