Meta-Tadic: Permiresim bashkepunimit bilateral
Ministri i Jashtem i Shqiperise, Ilir Meta, gjate vizites se tij zyrtare ne Serbi, eshte takuar pasditen e djeshme me Presidentin e Serbise, Boris Tadic. Sipas nje njoftimi te ardhur nga presidenca serbe, thuhet se bisedimet jane perqendruar ne marredheniet ndermjet dy vendeve, stabilitetin ne rajon dhe integrimin e shteteve te Ballkanit ne Bashkimin Evropian. Me tej, sqarohet se "perkunder mendimeve te ndryshme rreth ceshtjes se Kosoves, theksi i bisedimeve eshte vene ne permiresimin e bashkepunimit bilateral, i cili eshte ne nivel te ulte, vecanerisht ne fushen e ekonomise". Presidenti i Serbise ka theksuar rendesine e Marreveshjes per bashkepunim ne luften kunder krimit te organizuar, tregtise ilegale nderkombetare te droges si dhe terrorizmit nderkombetar, qe eshte nenshkruar te enjten. Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem i Shqiperise, ne oret e mbremjes se djeshme takoi edhe ministrin e brendshem, Ivica Dacic dhe homologun e tij serb, Vuk Jeremic.
Nje tjeter aktivitet i rendesishem per kreun e diplomacise shqiptare ka qene edhe homazhi prane varrit te ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhic. Gjate homazheve, Meta u shoqerua nga bashkeshortja e te ndjerit, Ruzhica Xhinxhic dhe bashkeshortja e tij, Monika Kryemadhi. Pas homazheve, numri dy i Qeverise shqiptare, tha se "ishte nje obligim i tij, t'a niste viziten zyrtare ne Beograd, duke bere homazhe dhe duke nderuar kujtimin e Kryeministrit te ndjere Zoran Xhinxhic, pikerisht ne banesen e tij te fundit". "Z. Xhinxhic, pa asnje diskutim qe mbetet nje frymezim jo vetem per demokratet dhe forcat progresiste e pro evropiane ne Serbi, por ne te gjithe rajonin tone, pasi fale vizionit te tij, fale kurajes se tij te jashtezakonshme, Serbia eshte ne nje stad te ri te integrimit evropian dhe te gjithe procesit te integrimit ne komunitetin nderkombetar", deklaroi Meta. Sipas tij, fale ketij vizioni dhe kurajoje, edhe marredheniet mes dy vendeve tona kane perparuar. Ai shprehu besimin se akoma me shume, keto marredhenie do te shenojne progres dhe do te jene solide, sepse marredheniet midis Shqiperise dhe Serbise jane shume te rendesishme per perspektiven e rajonit tone, per pershpejtimin e integrimit te tij evropian, dhe jane shume te rendesishme per nje pajtim te sinqerte, solid dhe afatgjate midis shqiptareve dhe serbeve. Ministri i jashtem i Shqiperise, Ilir Meta, sot merr pjese ne manifestimin e shenimit te pervjetorit te vrasjes se ish-kryeministrit te Serbise, Zoran Gjingjic. Kjo eshte vizita e pare e nje zyrtari te larte shqiptar prej vitit 2005, kur ne Beograd qendroi ish-shefi i diplomacise, Kastriot Islami.
BISEDIMET
"Perkunder mendimeve te ndryshme rreth ceshtjes se Kosoves, theksi i bisedimeve eshte vene ne permiresimin e bashkepunimit bilateral, i cili eshte ne nivel te ulte, vecanerisht ne fushen e ekonomise", njofton zyra e shtypit e Presidentit te Serbise, Boris Tadic.