E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha priti ambasadorin e Bullgarisë zotin Teodor Spassov Roussinov

Kryeministri Berisha priti sot në një takim ambasadorin e Bullgarisë zotin  Teodor  Spassov  Roussinov, me rastin e përfundimit të detyrës së tij.  Kryeministri e falenderoi  zotin ambasador,  për kontributin e rëndësishëm që ai ka dhënë gjatë kësaj periudhe në forcimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve shumë të mira midis të dy vendeve dhe qeverive në zgjerimin e bashkëpunimit, në dobi  të interesit më të mirës të dy popujve miq.

Ambasadori  Teodor Spassov Roussinov  e falenderoi  përzemërsisht  kryeministrin Berisha, për bashkëpunimin  shumë të mirë që ai ka pasur gjatë kësaj periudhe me qeverinë shqiptare.

Ambasadori Teodor Spassov Roussinov,  vlerësoi  transformimin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka përjetuar  gjatë  viteve të fundit në veçanti anëtarësimin në NATO, marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, si edhe reformat e thella dhe të jashtëzakonshme brenda vendit  dhe i rikonfirmoi kryeministrit Berisha, se qeveria bullgare dhe vendi i tij do të vazhdojnë të mbështesin plotësisht Shqipërinë dhe qeverinë shqiptarë në rrugën  për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.


24/05/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›