E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha priti në një takim, Delegacionin e Bankës Botërore

Kryeministri Berisha priti sot në një takim, Delegacionin e Bankës Botërore të kryesuar nga Menaxheri për Shqipërinë dhe Rajonin për sektorin e Energjisë, dhe shefja e zyrës së Bankës  Botërore  në Tiranë.

Në fillim përfaqësuesja e BB shprehu keqardhjen për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe besimin për një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.  Në vijim ajo shprehu vlerësimin për punën shumë të mirë të institucioneve shqiptare në fushën e energjisë dhe progresin e  bërë së fundmi në sektorin e transmetimit të energjisë dhe sigurinë e digave.  Banka Botërore ka akorduar një financim të rëndësishëm në sektorin e Energjisë prej 165 milion USD ndërkohë që pritet miratimi i financimeve shtesë prej 22 milion USD.

Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për ndihmesën e madhe të Bankës  Botërore në rritjen e kapacitetit të prodhimit të energjisë në hidrocentralet ekzistuese, si edhe theksoi interesin e qeverisë shqiptare për investime të mëtejshme në projektin e sigurisë së digave.
Gjithashtu ai vuri në dukje nevojën për financimin e projekteve rajonale në fushën e energjisë duke përmendur potencialet komplementare të Shqipërisë me Kosovën, si edhe me vendet e tjera të rajonit. Po aq e rëndësishme është edhe përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në projekte të tjera, për furnizim me energji të financuara nga BE .


27/01/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›