E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ripërsërit vullnetin për ta hequr imunitetin, edhe në mënyrë të njëanshme

Kryeministri Sali Berisha nuk ka shfaqur asnje rezerve ne gatishmerine e mazhorances qe drejton per te hequr imunitetet per cdo deputet, ku ai akuzohet per korrupsion. Ai iu pergjigj gazetareve nje dite pasi ambasadori amerikan John Withers ngriti serish shqetesimin e Washingtonit per domosdoshmerine e kufizimit te imuniteteve, nje ceshtje qe ngrihet edhe ne progres raportin e Komisionit Europian per Shqiperine. "Ne jemi kunder çdo imuniteti. Kemi derguar ligjin ne parlament dhe opozita nuk e votoi. Atehere do te praktikohet nje qendrim i njeanshem, ku cdo kerkese nga organet e drejtesise per heqje imuniteti, do te jete e pranueshme", u shpreh Berisha. Per te hequr imunitetin e nje deputeti apo ministri duhet me pare nje kerkese nga prokuroria, ndersa per te zhveshur te gjithe deputetet dhe ministrat nga imuniteti per ceshtjet e korrupsionit, duhet ndryshimi i ligjit me 84 vota sipas propozimit te komisionit te Venecias ose ndryshimi i Kushtetutes, sic thote Partia Socialiste me 94 vota ne parlament, nga 74 qe ka maxhoranca. Me keto vota kryeministri Berisha tha se do te perserise heqjen e imunitetit per kedo qe kerkon prokuroria. “Maxhoranca ka te drejte te mos i njohe vetes imunitet. Edhe pse nuk ndryshon dot ligjin, mund te mbaje qendrim te njeanshem per kete çështje”, tha Berisha. 


Britania e Madhe: Opozita duhet t’i kthehet Kuvendit 


Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona Meklluham ashtu si dhe shumë diplomatë të huaj që ndjekin zhvillimet politike jep mesazhin e qartë se pozita dhe opozita duhet të jenë në parlament. Fiona Meklluham “Komisioni Europian e ka bërë të qartë se duhet të ketë një dialog të përbashkët dhe parlamenti duhet të funkisonojë duke patur present të dyja partitë”. Këtë deklaratë zonja Meklluham e bëri gjatë prezantimit të Raportit vjetor të Qendrës për Transparencën dhe Inforimimin e Lirë, lidhur me zbatimin e ligjit për Deklarimin e Pasurise dhe konfliktin e interesit nga ana e zyrtarëve të lartë. Duke folur për këtë çështje, ajo u bëri thirrje politikanëve që të forcojnë ndienjën e përgjegjësisë publike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›