E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH kallëzon 16 funksionarë të administratës publike

Vendimi i KLSH-së vjen pas shkeljeve të hasura në administratë, të cilat arrijnë në 3.5 miliardë lekë dëme. Ndërkohë, për shumë funksionarë të tjerë është kërkuar marrja e masave administrative, paralajmërim apo largim nga puna, mosngritje në detyrë, etj.

Tre nga personat e kallëzuar janë nga Komuna Rrazhbull, tre nga Agjencia Rajonale e Shërbimit Tatimor Durrës, pesë nga e Korçës, dhe dy nga e Fierit.

Mes të kallëzuarve në prokurori është edhe një funksionar i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor në Lezhë dhe dy nga komuna Luz i Vogël, Kavajë. Në total, dëmi i supozuar se është shkaktuar nga shkeljet e kryera nga personat e sipërpërmendur kap shifrat e 1.9 miliardë lekëve.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›