E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Imuniteti, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona McIlwham, ripërsërit mesazhin për hyrjen e opozitës në Parlament

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona McIlwham, ka ripërsëritur dje mesazhin, sipas të cilit, pozita dhe opozita duhet të jenë në parlament. “Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se duhet të ketë një dialog të përbashkët dhe parlamenti duhet të funksionojë duke pasur prezent të dyja partitë”, u shpreh ambasadorja Fiona McIlwham dje, gjatë prezantimit të Raportit vjetor të Qendrës për Transparencën dhe Informimin e Lirë, lidhur me zbatimin e ligjit për Deklarimin e Pasurisë dhe konfliktin e interesit nga ana e zyrtarëve të lartë. Duke folur për këtë çështje, ajo u bëri thirrje politikanëve që të forcojnë ndjenjën e përgjegjësisë publike.
Pas ambasadorit amerikan John Whithers një mesazh i qartë për heqjen e imunitetit vjen dhe nga ambasadorja britanike në Tiranë. Gjatë fjalës së saj në konferencën për çështjet e transparencës në deklarimin e pasurive të zyrtarëve, ambasadorja britanike Fiona McIlwham nënvizoi se imuniteti nuk duhet të mbrojë individët por institucionet.
“Imuniteti ekziston për të mbrojtur institucionet dhe vlerat që ato përfaqësojnë jo individët. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ata që nuk kanë se çfarë fshehin nuk duhet të kenë as frikë”, theksoi ambasadorja britanike.
Më tej, ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlwham deklaroi se hetimet për korrupsion duhet të shtrihen edhe mbi vete sistemin e drejtësisë.
Duke ju referuar deklaratave të kryeprokurores Ina Rama, sipas se cilës gjykatësit në Shqipëri nuk mund të hetohen pasi kanë imunitet, ambasadorja tha se askush s’mund te vihet mbi ligjin
“Imuniteti ekziston për të mbrojtur institucionet dhe vlerat që ato përfaqësojnë dhe jo individët në vetvete. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ata që nuk kanë se çfarë të fshehin nuk duhet të kenë frikë, por ne duhet të punojmë për të forcuar ndjenjën e përgjegjësisë në institucionet publike në Shqipëri”, u shpreh McIlwham.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›