Fier, arrestohen grabitësit e parave të pensionistëve
“Gjergji dhe Florian Begaj, përkatësisht 20 dhe 29 vjeç, banues në fshatin Çorrush të komunës Kutë, u arrestuan pasi janë identifikuar si autorë të sulmit ndaj punonjësit të Albapostës, Barjam Ismailaj, duke i grabitur atij rreth 800.000 lekë që do t’ua shpërndante pensionistëve të zonës”, thanë për ATSH-në burime zyrtare të policisë lokale.
Gjatë kontrollit në banesën e vëllezërve Begaj, policia sekuestroi dy armë automatike. Ndërkohë, ndaj tyre ka nisur procedimi penal nën akuzën “vjedhje me armë“ dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit“.