E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha rithekson zotimin për të asfaltuar çdo rrugë në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot në fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugëve të një blloku banimi në Burrel, investim i bashkisë së qytetit në bashkëpunim me qeverinë holandeze me vlerë 22 milion lekë. Rikonstruksioni i tyre përfshin sistemin, asfaltimin dhe të gjitha elementet infrastrukturorë të standardeve europiane.  

Duke vlerësuar se ky investim do të krijojë një infrastrukturë të re moderne për banorët e këtij blloku banimi, Kryeministri Berisha theksoi se edhe kjo rrugë e re është në kuadrin e zotimit për të asfaltuar çdo rrugë në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.


16/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›