E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan uron kryeministrin Berisha me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare

Kryeministri i Turqisë zoti Recep Tayip Erdogan i telefonoi  sot pasdite Kryeministrit  Berisha për ti përcjellë urimet  më të ngrohta për fitoren e tij dhe të koalicionit që ai kryeson në zgjedhjet parlamentare. Kryeministri  i Turqisë  Erdogan e cilësoi këtë, një fitore të merituar të Kryeministrit Berisha, me një rendësi  të madhe për vazhdimin e reformave të vendit dhe integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjithashtu Kryeministri  turk  e përgëzoi veçanërisht Kryeministrin  Berisha  për realizimin e koalicionit të ri qeverisës me Lëvizjen Socialiste për Integrim,  duke u shprehur se ky koalicion është një koalicion premtues për vendin.

Kryeministri  Erdogan e siguroi Kryeministrin Berisha se ai dhe qeveria që kryeson do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm Kryeministrin Berisha dhe qeverinë e re të kryesuar prej tij.

Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen e thellë mikut të tij, kryeministrit  turk Erdogan për mbështetjen e gjithanshme dhe të vazhdueshme që  ai, qeveria e tij dhe kombi turk i kanë dhënë kryeministrit  Berisha dhe Shqipërisë,  si dhe shprehu angazhimin e plotë të tij dhe të qeverisë zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve.


15/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›