Kryetarja e Kuvendit uron Presidentin e ri të Parlamentit Europian, Jerzy Buzek.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i dërgoi sot një letër urimi Presidentit të ri të zgjedhur të Parlamentit Europian, zotit Jerzy Buzek.
Në letrën e saj drejtuar zotit Buzek, Kryetarja e Kuvendit, në emër edhe të Kuvendit të Shqipërisë, i bën urimet më të ngrohta dhe më të sinqerta për zgjedhjen si President i Parlamentit Europian.
Në letrën e saj drejtuar zotit Buzek, Kryetarja e Kuvendit, ndër të tjera shkruan:
I nderuar zoti Buzek, Shqipëria ka bërë bërë së fundmi një progres të jashtëzakonshëm. Ajo është sot anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Falë reformave të gjithashme, ekonomike e ligjore ne arritëm të përmbyllim fazën e ratifikimit të MSA-së në një kohë rekord, duke bërë të mundur në prill dorëzimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat në BE. Paisja e qytetarëve me kartat e identitetit, nisja e procesit të paisjes me pasaportat biometrike, por edhe rezultatet e qarta në luftën ndaj krimit e korrupsionit janë hapa që tregojnë vullnetin tonë maksimal për përmbushjen e aspiratës europiane të shqiptarëve. Qytetarët shqiptarë janë dhe ndihen qytetarë të Europës. Ata meritojnë të jenë pjesë e familjes europiane dhe, për realizimin e kësaj ëndrre ne besojmë fort në mbështetjen Tuaj i nderuar zoti Buzek, edhe për faktin se ju vini nga një vend që e kupton më së miri këtë aspiratë. Në letrën e saj, Kryetarja e Kuvendit fton Presidentin e ri të Parlamentit Europian për një vizitë zyrtare në Shqipëri.