E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ekonomisë ul moshën e pensionit minatorëve

Prej muajsh minatorë nga i gjithë vendi kanë kërkuar uljen e moshës së daljes në pension, dhënien e statusit të minatorit dhe përmirësimin e kushteve të punës nëpër galeri. 

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot p/ligjin për uljen e moshës së pensionit si dhe viteve të punës për punonjësit e nëntokës.

Sipas këtij projekti të qeverisë, mosha e daljes në pension të minatorëve do të ulet me pesë vite. Punonjësit e nëntokës do të mund të përfitojnë pensionin sapo të mbushin moshën 60 vjeçare, ndërkohë që deri më tani, këtyre te fundit iu njihej e drejta e përfitimit të tij, vetëm pasi të kishin mbushur 65 vjeç.

Gjithashtu, në bazë të këtij p/ligji, ulen me 5 vjet edhe vitet e punës për të përfituar pension. Kështu nga 35 vite që është aktualisht me ligj, për përfitimin e pensionit duhet të kesh 30 vite pune nga të cilat 15 në nëntokë. Efektet financiare nga zbatimi i këtij /p/ligji në buxhet llogariten 25 milionë lekë në muaj ose 300 milionë lekë në vit.

Prej muajsh minatorë nga i gjithë vendi kanë kërkuar uljen e moshës së daljes në pension, dhënien e statusit të minatorit dhe përmirësimin e kushteve të punës nëpër galeri.
(s.g/ATSH/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›