E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi "Hoxha", dëshmitarja prezantohet me 2 identitete

Trupi gjykues ka ndërprerë seancën, duke kërkuar verifikimin e gjeneraliteve të dëshminatës. Të akuzuarit për rrëmbimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, nuk ishin të pranishëm në seancë. 

TIRANE-Seanca e radhës e procesit për rrëmbimin e zhdukjen e Remzi Hoxhës është shtyrë sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Shkak është bërë paraqitje me dy identitete e një prej dëshmitareve të këtij procesi. Dëshmitarja është paraqitur me dy emra Ilika dhe Ruzhdo Kërcini. Trupi gjykues ka ndërprerë seancën, duke kërkuar verifikimin e gjeneraliteve të dëshminatës.

Një tjetër ceshtje ende e pazgjidhur mbetet fakti se ekspertët e Albtelekomit ende nuk kanë marrë një vendim nëse nga ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda mund të realizohet një videokonference me Avdyl Loshajn, një prej të rrëmbyerve së bashku me bisnezmenin e zhdukur shqiptaro-maqedonasin Remzi Hoxha.

Të akuzuar për këte cështje janë Arben Sefgjini, ish-drejtues i degës së SHIK në Tiranë, Avni Koldashi e Ilir kumbaro, qe ndodhet i arrestuar ne Angli dhe priten ekstradimi I tij pasi të përfundojnë procedurat. Dëshmitarët kyç të këtij procesi janë dy personat që u morën peng, së bashku me Hoxhën, Avdyl Loshaj e Ziso Kristopulli, të cilët kanë treguar dhe rindërtuar ngjarjen lidhur me zhdukjen e biznesmenit, ndërsa pritet të thirren edhe gjatë procesit gjyqësor.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›