E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri dhe Zonja Berisha vizitojnë maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Kryeministri Berisha dhe Zonja Liri Berisha vizituan sot me rastin e festës së gruas Maternitetin  e Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, ku uruan dy nënat e reja që lindën më 8 mars.

Kryeministri Berisha u shpreh se zgjodhi të vizitonte maternitetin në këtë ditë, pasi aty është festa e festave, aty ku gruaja gjeneron jetën dhe i fal të ardhmen kombit.

Kryeministri Berisha dhe Zonja Liri Berisha i uruan nënat e reja për lindjen e fëmijëve, dhe u dhuruan atyre buqeta me lule si dhe një tortë për të gjitha nënat që kanë lindur në këtë maternitet ditën e 8 marsit.

Kryeministri Berisha dhe zonja Berisha u interesuan për shëndetin e nënave dhe foshnjave të sapo ardhura në jetë, si dhe përgëzuan stafin e maternitetit për përkushtimin dhe punën e tyre në kryerje të misionit kaq fisnik të mjekut dhe infermierit.

Më pas Kryeministri Berisha vizitoi ambientet e sallës së re të foshnjave të këtij materniteti si dhe bisedoi shkurtimisht  me Drejtorin e Maternitetit, Halim Kosova, rreth projektit të zgjerimit dhe modernizimit të këtij materniteti.      

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›