E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet për viktimat e ngjarjes tragjike të përplasjes së dy trenave, në jug të Polonisë

Kryeministri Berisha zhvilloi sot në mesditë, një vizitë në ambasadën e Polonisë në Tiranë, për të shprehur ngushëllimet e tij personale, të qeverisë dhe popullit shqiptar për viktimat e ngjarjes tragjike të kësaj fundjave në jug të Polonisë, ku, pas përplasjes së dy trenave humbën jetën 16 qytetarë polakë.  

Kryeministri i shprehu ambasadores dhe stafit të ambasadës dhimbjen me të cilin mësoi këtë lajm tragjik dhe se lutet që shpirti i viktimave të kësaj tragjedie të prehen në  paqe.   

Kryeministri Berisha la një shënim në librin e ngushëllimeve, i hapur për këtë rast nga ambasada polake.


06/03/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›