E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret pilotin shqiptaro-amerikan James Berisha

Kryeministri Berisha priti sot, në takim, pilotin shqiptaro-amerikan James Berisha, pas kthimit nga Eritrea, ku u burgos gjatë një prej fluturimeve në kuadër të misionit të tij sensibilizues “Të fluturosh për Kosovën”. Prej pavarësisë së Kosovës, James Berisha ka përshkuar me avionin e ekuipazhin e tij kontinente të tërë për promovimin në opinionin botëror, të pavarësisë së Kosovës.

 
Zoti James Berisha shprehu kënaqësinë që takohej përsëri me Kryeministrin Berisha dhe e falënderoi atë për mbështetjen personale dhe solidaritetin e treguar për lirimin nga burgu i Eritreas  "Do të doja që nëpërmjet jush t’i shprehja mirënjohjen  time edhe gjithë trupit diplomatik që u angazhua në lirimin tim," u shpreh ai.


Kryeministri Berisha, duke shprehur kënaqësinë për lirimin e tij, vlerësoi misionin fisnik për promovimin e pavarësisë së Kosovës dhe mbi të gjitha, faktin se edhe pas kësaj, misioni i tij vazhdon. Kryeministri Berisha theksoi se çështja e njohjes së Kosovës është një çështje me rëndësi për të gjithë. Kryeministri e siguroi atë se qeveria shqiptare do të vazhdojë të jetë gjithmonë e gatshme, për të ndihmuar në rast nevoje çdo shqiptar, kudo që ndodhet.

Në këtë takim, zoti James Berisha shoqërohej nga pjesëtarë të tjerë të angazhuar në këtë mision.


05/03/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›