E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha shtroi një pritje kokteil në nder të pjesëmarrësve në Forumin e Crans Montanës

Kryeministri Berisha shtroi sot në mbrëmje, në Pallatin e Brigadave, një pritje kokteil në nder të pjesëmarrësve në Forumin e Crans Montanës. Në fjalën e tij përshëndetëse Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të klimës së biznesit në vend, ku ndër të tjera nënvizoi se në Shqipëri është krijuar një klimë e favorshme për biznesin dhe ftoi bizneset e huaja të investojnë në Shqipëri. Te pranishëm në këtë pritje ishin ministri i Jashtëm i Belgjikës, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të disa kompanive të mëdha nga vende të ndryshme të botës, etj..

Ndër të tjera, Kryeministri Berisha u shpreh;:

“Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Ky është një rast i madh për mua, për t'ju falënderuar që keni ardhur në këtë mbrëmje dhe që keni ardhur në një eveniment kaq të rëndësishëm për vendin tim, siç është Forumi i Krans Montanës. Falënderoj të gjithë biznesmenët që kanë ardhur në Shqipëri dhe që po shohin mundësitë për zbatuar projektet e tyre. Falënderoj ministrin e Jashtëm të Belgjikës, zotin Karel De Guchtbelg, i cili është në Shqipëri në një vizitë të dytë dhe në krye të një delegacioni të rëndësishëm.
Vizita juaj zoti ministër është një inkurajim i madh për biznesmenët belgë, që ata të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri. Ju, zoti Ministër më sollët gjithashtu dhe lajmin e madh për hapjen e misionit tuaj diplomatik në Shqipëri. Ju jemi mirënjohës dhe jemi të lumtur të shohim të konsoliduara marrëdhëniet tona miqësore. Që nga ditët e luftës vendi juaj i ka kushtuar një vëmendje të vërtetë lirive të kombit tim. Ishte Madhëria e Tij, Mbreti i Belgjikës, i cili tregoi një mbështetje të veçantë ndaj emigracionit politik të shqiptarëve. Ai, vendi dhe qeveria juaj, i siguroi strehim dhe mbështetje atyre. Vendi juaj ishte nga të parët që na ndihmoi në përpjekjet tona për të ndërtuar demokracinë e orientuar drejt tregut.

Zonja dhe zotërinj,
Forumi Krans Montanës është bërë një traditë në Shqipëri. Nëse krahasojmë këtë forum me forumin të parë të Krans Montanës që është mbajtur Shqipëri, ne vëmë re një progres të madh. Kemi bërë hapa të mëdha përpara. Ne kemi barrën fiskale më të ulët në Evropë, po aplikojmë One Stop Shop, etj.. Kemi një përmirësim të madh në sistemin fiskal, duke krijuar një mjedis shumë të favorshëm për bizneset dhe investitorët. Ne do të aplikojmë “One Stop Shop” edhe për licencat dhe lejet e ndërtimit.
Më lejoni të them se çdo anije që do të prekë brigjet tona do të paguajë një euro. Do të bëjmë të pamundurën për të zbatuare standardet më liberale. Unë besoj që çdo hap drejt këtyre standardeve të jetë një hap drejt lirive dhe nuk ekziston standard më i madh për një vend se sa të shfrytëzojë potenciale e veta të lirisë. 

Falenderoj nga zemra miku tim Jean- Paul Carteron, për të gjithë mbështetjen dhe ndjenjat miqësore që i ka rezervuar vendit dhe kombit tim”.
 
 
 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›