Berisha sot në Lushnjë për “Kongresin”: Protesta e drejtë e cdo qytetari
LUSHNJE- Kryeministri i vendit Sali Berisha nga qyteti i Lushnjes, ku po zhvillon edhe një vizitë në nder të Kongresit të Lushnjes ka komentuar protestën homazh të partisë socialiste, në nder të 21 janarit.
Shefi i qeverisë, ka theksuar shkurt se protesta është e drejtë e cdo qytetari në Shqipëri, ndërkohë ka nënvizuar se tre cështje madhore të vendit janë Kongresi i Lushnjes, Pavaresia, Lidhja e Prizrenit.
“Protesta e drejtë e çdo qytetari në Shqipëri. Kongresi i Lushnjes solli pluralizmin në vend. Kongresi i Lushnjes, Pavarësia, Lidhja e Prizrenit 3 cështje të mëdha të kombit”,- u shpreh Berisha.
Kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë sot në Tiranë, ku do të zhvillohet edhe protesta homazh e opozitës për ngjarjet e 21 janarit. Ai sot merr pjesë në aktivitetet që zhvillohen me rastin e 92 vjetorit të Kongresit të Lushnjës.
Axhenda e aktiviteteve të tij planifikon mes të tjerash një vizitë në shtëpinë muze “Kongresi i Lushnjës” dhe pastaj një takim përkujtimor në sallën e Qendrës Kulturore “Vaçe Zela” ku do të mbajë dhe një fjalim.
(el.me/BalkanWeb)