Farmacitë, për herë të parë “vetëdeklarimi”

Me këto kontrata është përmirësuar dhe forcuar kontrolli i barnave të rimbursueshme, me synimin përmirësimin e shërbimit ndaj pacientëve. Për herë të parë, të gjithë subjektet farmaceutike do të plotësojnë një formular “vetëdeklarimi”.
Sipas drejtoreshës së ISKSH-se, Elvana Hana, ky formular synon që të lehtësojë procedurën e lidhjes së kontratave me farmacitë dhe depot farmaceutike, ndërkohë që dokumentacioni i plotë do të kërkohet në rastet kur ka ndryshime te kritereve të lidhjes së kontratës si dhe për subjektet qe lidhin kontrate me ISKSH-në për herë të parë.
“Në kontratat me Farmacitë për vitin 2012, për të bërë të mundur kontrollin sa më te mirë te barnave me rimbursim, është vendosur për here te pare marrja e masave me gjobe për çdo vonesë në hedhjen e të dhënave online nga ana e farmacive brenda 48 orësh, afat ky i përcaktuar në kontratë”, tha drejtoresha e ISKSH-se.
Sipas saj, për mos-hedhjen e të dhënave onlinë brenda 15 ditëve nga farmacitë, kontrata parashikon masa me te forta, me konkretisht vendosjen e kushtit penal prej 20 000 lekë. Dhe ne rast se, te dhënat onlinë nuk hidhen nga farmacitë për 1 muaj, farmacisë i zgjidhet kontrata deri në fund të periudhës se kontraktuar. Një tjetër mase qe parashikohet ne kontrate, ka te beje me gjetjen ne farmaci në mënyrë të përsëritur të librezave të shëndetit të pacientëve, të cilët nuk janë prezent ne farmaci. Në këto raste, farmacisë i zgjidhet kontrata deri në fund të periudhës se kontraktuar por jo me pak se për një periudhë 6 mujore nga koha e zgjidhjes.
Edhe kontrata e reja me Depot Importuese dhe Distributore 2012, parashikojnë marrjen e masave për të minimizuar mundësitë abuzive të depove distributore nga shitja e barnave. Një tjetër risi, sipas drejtoreshës së ISKSH-së, ka të bëjë me hedhjen online të të dhënave për barnat e rimbursuara edhe ne spitale për një kontroll sa më të mirë të qarkullimit të medikamenteve. /Start/
2012-01-20 16:46