E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani: Prokuroria të zbardhë “21 Janarin”

Ai kërkon që Prokuroria të nxitojë në hetimin e ngjarjes së 21 janarit.

“Përfitoj nga rasti qe te ftoj institucionin e Prokurorisë qe te nxitoje me hetimet, e gjithashtu te gjitha institucionet e tjera te shtetit shqiptar qe kane qene pjese e kësaj situate te rende qe ka kaluar Shqipëria qe te bashkëpunojnë me Prokurorinë e Përgjithshme, në mënyrë te tille që hetimet të mbarojnë sa më shpejt, që gjykimi të bëhet sa më shpejt, që drejtësia të shkoje tek i zoti dhe qytetarët të marrin drejtësinë që u takon”, thotë ai për Tch.

Duke folur për demonstratën, ai tha se pati tejkalim dhune nga ana e policisë dhe një sërë shkeljesh të tjera. /Start/

                                                                                             2012-01-20 17:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›