E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha sot në Studio e Hapur. Intervistë me gazetaren Eni Vasili

Kryeministri Sali Berisha, menjëhere pas kthimit nga Brukseli, rrëfehet direkt në emisionin “Studio e Hapur” sonte në mbrëmje në ora 20:00, në një intervistë me gazetaren Eni Vasili. çfare u tha në bisedimet me dyer të mbyllura me liderët evropianë për vizat, anëtarësimin dhe krizën politike të Tiranës? Ndalesa e paparashikuar në Vjene dhe takimi surprizë me liderin historik të së majtes... A ka një marrëveshje 20 vjeçare mes tyre dhe a do të jetë Fatos Nano presidenti i ri i Shqipërisë?

Marrëdheniet e Sali Berishës me Edi Ramën dhe bashkëqeverisja me Ilir Metën. A po i humb Partia Demokratike të djathtët në qeverisjen me një të majtë? Pse pronarët dhe të përndjekurit në programin socialist?

Kryeministri përballë presionit të opozites për rrëzimin e qeverisë me protesta. A do të mund të qeverisë Berisha katër vjet pa opozitën në parlament apo do të cojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Cili mund te jete lëshimi i kryeministrit për të sjellë opoziten në parlament?

Sheshi “Skënderbej”, një betejë ligjore apo politike?

Sot, në ora 20:00 në “Studio e Hapur” kryeministri Sali Berisha me Eni Vasilin. Azhornuar së fundi ( e martë , 20 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›