E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sekuestohen 25 kg kanabis. 4 në pranga

25 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, sekuestohen nga policia e cila vendosi nën pranga 4 shtetas, si përdorues dhe shpërndarës të saj. Operacionit policor i koduar “Tërreni i Vështirë” coi në sekuestrimin e sasise së kanabis, pas një hetimi 4 mujor ivestigimi dhe ndjekjeje.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tërreni i Vështirë” u realizua sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme cannabis, pas një hetimi 4 mujor ivestigimi dhe ndjekjeje, operacion i cili u finalizua me arrestimin e shtetasve: Zeqir Karaj, 46 vjeç, Kujtim Murati, 19 vjeç, Idajet Karaj, 20 vjeç dhe Meslim Karaj, 19 vjeç.

Këto shtetas u kapën mbrëmë në vendin e quajtur Zall Herr, pranë Urës së Bovillës, ku pas një kontrolli të ushtruar në automjetin tip Fuoristrad Nissan me targa Kr.6415 A u sekuestrua sasia prej 25 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa“ bën me dije zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini.

Preardhja e lëndës narkotike ishte nga qyteti i Krujës me destinacion tregun e shitjes në Kamëz e Tiranë. Për të ushtruar këtë aktivitet kriminal, shtetasit të së njëjtës familje, Zeqir, Idajet dhe Meslim Karaj, ja sillnin nga Kruja shtetasit Kujtim Murati.

Denada Shkodrani
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›