Ballsh, rremben autobusin me pasagjere, arrestohet i riu
TIRANE- Panik mes pasagjerëve në autobusin e linjës Tiranë- Sarandë. Një person, - sipas pasagjerëve- i ri në moshë, ka rrëmbyer autobusin në momentin kur shoferi dhe disa pasagjerë ishin ndalur në Fratar të Ballshit për të ngrënë drekë.
“Në Fratar shoferi ndaloi për të ngrënë drekë, Në një moment kur në autobus ishin vetëm pak pasagjerë, një cun i ri hipi në autobus, u ul në timon, ndezi makinën dhe i dha me shpejtësi të madhe” tregon një nga pasagjeret e autobusit në një prononcim telefonik për NEWS 24 pak pas ngjarjes.
“Djaloshi i jepte me shpejtësi. U tronditëm dhe i lutëm që të ndalonte pasi ishim pleq dhe në autobus kishte dhe fëmijë, por djaloshi na thoshte të mos kishim frikë dhe se do na conte deri në Kakavijë”- Vazhdon dëshmia e pasagjerës në tv NEWS24
"Brenda ne autobus ra flake dhe i lutem qe te ndalonte"- tregon ne telefon deshmitarja. Në Fratar të Tepelenës i riu ka zbritur nga autobusi se bashku pasagjerët. Në këto momente autobusi me targa SR 4911B, ka shpërthyer në flakë. "
I riu është larguar nga vendi i ngjarjes, por vetëm pak minuta më pas policia ka arritur ti vërë prangat.
NEWS24 informon se në këto momente, (ora 13. 20) policia po merr në pyetje të riun për të mësuar më shumë për motivin e kësaj “pengmarrjeje”.