E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prurjet në hidrocentrale, të dhëna shqetësuese. Rrezik përmbytjesh në zonën e NënShkodres

Prurjet në rritje në hidrocentralet e kaskadës së Drinit si pasojë e rreshjeve të ditëve të fundit, sipas ministrise së Energjitikës janë shqetësuese. Për këtë arsye është mbledhur Sekretariati teknik për shkarkimet e plota në kaskadën e Drinit, ndërkohë që zyrtarët e KESH garantojnë sigurinë e digave. Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme i ka bërë thirrje pushtetit vendor për marrjen e masave dhe njoftimin e popullatës për rrezikun e përmbytjeve për shkak të hapjes së portave të hidrocentraleve.

“Prurjet në kaskadën e Drinit kanë arritur në 1560 metër kub për sekondë dhe rritja e shkarkimeve është e detyruar” , bëjnë të ditur zyrtarë të ministrisë së Energjitikës.

Si pasojë e rreshjeve niveli i ujit në Hidrocentralin e Fierzës është rritur me 10 cm. Sot paradite niveli i ujit ishte 296. 57 m, nga 296 metër që është kufiri maskimal. Prurjet janë rritur dhe prurjet 1260 m kub për sekondë, ndërsa shkarkimet janë 700 metër kub për sekondë.

Në hidrocentralin e Komanit niveli i ujit paraditen e sotme ishte 174.34 metër, ndërsa kuota maksimale duhet të jetë 172.9 m. Në këto kushte janë rritur shkarkimet deri në 1200 metër kub për sekondë, ndërsa prurjet janë 600 metër kub për sekondë.

Në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, niveli i ujit është shëuar 75, 67 cm, vetëm 23 cm larg niveli maksimal 76 metra. Shkarkimet shënohen në shifrat 1350 metër kub për sekondë, ndërsa prurjet janë 270 metër kub për sekondë. Azhornuar së fundi ( e martë , 20 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›