E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Propagandë gënjeshtrash për ekonominë

TIRANE - Pas deklaratës së kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit Kuvendor të PD-së, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka shprehur reagimin e tij në rrjetin social “Twitter”.

“Për përçartjen e sotme të kryeministrit për ekonominë shqiptarët duhet të pyesin veten: A kanë sot më shumë lekë dhe a blejnë dot më shumë se dje?”- shkruan Rama:

Ndërkohë në një tjetër mesazh kryesocialisti shton se “jo vetëm që s'blejnë më shumë, po paguajnë më shumë taksa dhe në këmbim marrin padrejtësi e propagandë gënjeshtrash turpëruese për shoqërinë!”- përfundon mesazhi i Ramës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›