Durrës, ndalohen 3 afganë, tentuan kalimin me traget për në Itali
DURRËS - Forcat e policisë portuale të Durrësit ndaluan natën e kaluar tre shtetas afganë, të cilët tentonin kalimin e paligjshëm me traget drejt Italisë.
Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit bënë të ditur se K. I., 21 vjeç, M. H., 27 vjeç dhe M. K., 23 vjeç, që të tre me shtetësi afgane, u ndaluan gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar, kur ata tentonin të imbarkoheshin në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari.
Pas intervistimit të tyre rezultoi se të rinjtë afganë kishin punuar më parë në mënyrë të paligjshme në Greqi dhe pasi kanë kaluar ilegalisht kufirin me vendin tonë, kanë udhëtuar me mjete të transportit publik për në Durrës.
Tre afganët e ndaluar, në bazë të ligjit "Për të huajt" janë dërguar në Qendrën e mbyllur për emigrantët në Karreç (Durrës) dhe më pas do të largohen nga territori shqiptar.
(er.nu/BalkanWeb)